Barometri Ekonomik

Çmimet e konsumit, problemi kryesor i shqiptarëve/ Barometri Ekonomik Scan: Ndjekin taksat dhe papunësia, situata politike renditet e fundit

0

Një nga çështjet e trajtuara në Barometrin Ekonomik Scan, mes shumë të tjerave, është edhe ajo e problematikave kryesore të shqiptarëve, ku renditen 10 të tilla. Të anketuarit kanë dhënë një vlerësim për disa çështje aktuale dhe sa problematike do t`i konsideronin ato për familjen e tyre. Vlerësimi është kryer në një shkallë nga 1 në 10, ku 1 do të thotë aspak problem dhe 10 do të thotë shumë problematike. Nga anketa e zhvilluar në nivel kombëtar, raporti tregon se çmimet e konsumit janë vlerësuar si problematika kryesore e familjeve shqiptare. Kjo sigurisht është ndikuar nga rritja çmimeve, kryesisht te ushqimet dhe karburantet. Kjo problematikë është vlerësuar nga familjet shqiptare, me 8.7 pikë nga 10 pikë në total. Problematika e dytë në renditje, e vlerësuar me 6.77 pikë, janë taksat dhe tatimet. Një tjetër problem i renditur, i treti nga familjet shqiptare dhe i vlerësuar me 6.68 pikë është papunësia. Le të rikujtojmë se të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi papunësinë, për tremujorin e katërt të vitit 2021, tregonin se norma e papunësisë kishte pësuar rritje dhe nga ana tjetër punësimi regjistronte rënie. Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 vazhdon të jetë e renditur mes vendeve të para, duke u vlerësuar këtë edicion me 6.01 pikë nga 10 pikë në total. Së fundmi, duket se familjet shqiptare po vlerësojnë më shumë si probematika kryesore çështjet e rëndësishme të cilat lidhen drejtpërdrejt me ekonominë e familjes së tyre dhe gradualisht e kanë laguar fokusin nga situata politike apo efikasiteti i gjyqësorit. Për këto dy problematika, vlerësimi në pikë ka ardhur duke rënë që nga publikimi për herë të parë i barometrit. Në këtë edicion, situata politike dhe efikasiteti i gjyqësorit janë vlerësuar si më pak problematiket. Nëse do të bënim një krahasim me tremujorët e kaluar, vrehet një rënie e vlerësimeve pothuaj për të gjithë indikatorët me përjashtim të çmimeve të konsumit. Të dhëat i referohen tremujorit të fundit të vitit të kaluar.

Problematikat kryesore të familjeve shqiptare

KLIKONI KETU PER RAPORTIN E PLOTE

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

43% e shqiptarëve mendojnë të emigrojnë/ 6% kanë një plan konkret dhe 2% kanë valixhet gati

Postimi mëparshëm

Përkeqësohet klima e të bërit biznes/ 49.6% e shqiptarëve mendojnë se është më keq se një vit më parë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.