Kryeqyteti ofron një klimë biznesi më të qëndrueshme se qytetet e tjera për të zhvilluar biznes, kjo për shkak të numrit të lartë të popullsisë, i cili ka ardhur në rritje të përvitshme por edhe të përqendrimit të shërbimeve dhe institucioneve shtetërore.
Në 24 Njësitë Administrative të Tiranës zhvillojnë aktivitetin 45.912 subjekte kryesore, të cilat janë më shumë të përqëndruara në 11 Njësitë Administrative urbane.
Ajo që vihet re është shifra e lartë edhe e bizneseve sekondare, biznese që janë në pronësi të individëve që kanë edhe një biznes kryesor. Numri i subjekteve sekondare në 24 Njësitë Administrative të Tiranës që zhvillojnë aktivitetin ekonomik janë 9.270 subjekte.
Mesorja aritmetike e numrit të bizneseve në rrugët kryesore të Tiranës është 396 njësi ekonomike për rrugë. Dendësinë më të lartë e gjejmë në Rrugën e Kavajës me 1875 njësi, ndërsa dendësia më e ulët shënohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me 328 njësi.
“Scan Intelligence Unit” ka marrë në studim 4 kategoritë kryesore: atë të shitjeve me shumicë, aktivitetin që zhvillojnë fondacionet apo organizatat, atë të subjekteve të ndërtimit si edhe atë të transportit.
Për “Njësitë e shitjes me shumicë”, mesorja aritmetike e rrugëve në total është 44 njësi. Këto njësi janë të vendosura më së shumti në Rrugën e Kavajës me 311 njësi. Numër të konsiderueshëm të njësive ekonomike ka edhe rruga "5 Maji" dhe "Siri Kodra" duke rregjistruar të dyja nga 168 njësi. Vlera më e ulët regjistrohet në "Rrugën e Elbasanit" me 45 njësi për sa i përket kategorisë "Shitje me shumicë".
Mesorja aritmetike e rrugëve në total për njësitë e kategorizuara si Shoqata, Fondacione, Ente apo Organizata është 15 njësi. Njësitë e tilla janë të vendosura më së shumti në "Rrugën e Kavajës" dhe Rrugën "Sami Frashëri", përkatësisht 66 njësi në "Rrugën e Kavajës" dhe 61 njësi në Rrugën "Sami Frashëri". Numri më i ulët i njësive rregjistrohet në Rrugën "Sulejman Delvina" me 17 të tilla.
Përsa i përket bizneseve që ushtorjnë aktivitet në fushën e ndërtimit, mesorja aritmetike e rrugëve në total është 10 njësi për rrugë. Përsëri numri më i lartë i njësive rregjistrohet në "Rrugën e Kavajës" me 51 njësi. Rrugët "Qemal Stafa", "Siri Kodra" dhe "Pjetër Bogdani" rregjistrojnë vlerat më të ulëta për sa i përket subjekteve që merren me ndërtim.
Për bizneset që ushtrojnë veprimtari në fushën e Transportit në qytetin e Tiranës mesorja aritmetike e rrugëve në total është 6 njësi për rrugë duke e bërë këtë kategorin më kontributin më të ulët në për sa i përket taksave dhe Tarifave Vendore.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments