Barometri Ekonomik

Barometri Ekonomik Scan: 62% e familjeve shqiptare të pakënaqura me nivelin e jetesës

0

Barometri ekonomik, produkti i cili vjen për publikun nga Scan Media dhe “Scan Intelligence Unit”, në bashkëpunim me IDRA research , për tremujorin e parë të këtij viti shpalos një sërë problematikash të ndryshme, ku një nga komponentët e studiuar në këtë raport është edhe niveli i kënaqësisë së jetesës te familjet shqiptare. Nga analiza e të dhënave të anketës ajo që vihet re është se 62% e të anketuarve, pra më shumë se gjysma deklarojnë se janë të pakënaqur nga niveli i tyre i jetesës. Më konkretisht 27% e tyre shprehen se janë plotësisht të pakënaqur dhe 35% janë më së shumti të pakënaqur. Rreth 33% e familjeve të pyetura shprehen të kënaqur ku 29% janë më së shumti të kënaqur dhe 4% e tyre janë plotësisht të kënaqur.

Pra, sipas kësaj ankete rezulton se familjet shqiptare janë të pakënqaur lidhur me standartet e tyre të jetesës. Kjo padyshim mund të jetë edhe një nga arësyet sepse 44% e shqiptarëve duan të emigrojnë siç e tregojnë dhe të dhënat e kësaj ankete mbi emigrimin. Kjo situatë patjetër tregon për nevojën e përmirësimit të standarteve jetësore si dhe hartimin e zbatimin e politikave të reja për individët dhe familjet në përgjithësi.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kreditë me probleme bien nën 8% – Shifrat e Marsit, rekordi më pozitiv që prej vitit 2009

Postimi mëparshëm

Shkalla e “Privimit Material” për Shqipërinë llogaritet në 40%, më e larta në krahasim me vendet e rajonit! Vetëm 35% e shqiptarëve mund të bëjnë pushime vjetore

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.