Të dhënat nga “Zyra Europiane për Mbështetjen e Azilantëve” tregojnë se Gushti i vitit 2021 rikthen në shifra alarmante aplikimet e shqiptarëve për azil. Për muajin gusht të këtij viti regjistrohen 1 198 leje aplikime të reja dhe 234 leje përsëritëse, pra në total janë 1 432 aplikime për azil. Krahasuar me muajin paraardhës, pra muajin korrik të vitit 2021 janë 46.1% më shumë për muajin gusht. Duket se aplikimet për azil kanë shënuar një nivel të ri që nga shpërthimi i COVID-19 dhe aplikimet janë kthyer në nivelet para pandemisë. Kjo shifër është më e larta që prej dhjetorit të vitit 2019. Pas afganëve, sirianëve dhe turqve, shqiptarët janë grupi i katërt më i madh sa i përket numrit të azilkërkuesve. Agjencia madje e vendos theksin mes reshtave pikërisht te fakti se pas thuajse dy vitesh, shqiptarët janë rikthyer në listën e 10 vendeve kryesore të origjinës së azilkërkuesve në BE. Pas Turqisë, jemi vendi i dytë europian me kërkesat më të larta për azil.
"Scan Intelligence Unit” ka krahasuar gjithashtu Shqipërinë me vendet e rajonit sa i përket kërkesave për azil. Të dhënat tregojnë se ky tregues për Shqipërinë është shumë herë më i lartë se vendet e rajonit. Mali i Zi regjistron numrin më të ulët të kërkesave për azil nga të gjitha vendet e rajonit. Në total Mali i Zi regjstron 21 apilikime për muajin gusht të vitit 2021, pra 1 420 leje më pak se vendi ynë. Pas Malit të Zi ndjek Bosnje Hercegovina me 157 aplikime gjithsej për muajin gusht. Kosova është e treta në rajon nisur nga numri më i ulët i aplikimeve, dhe regjistron për gushtin 148 aplikime. Serbia regjistron 330 kërkesa për azil gjatë gushtit e ndërsa Maqedonia e Veriut 381 kërkësa dhe renditet e dyta në rajon pas Shqipërisë edhe pse shifra e aplikimeve krahasuar me vendin tonë është 1 051 më pak.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments