Ekonomi

“Albtelecom” kalon te hungarezët e “4iG”/ Por, turqit nuk largohen, blejnë aksione te kompania mëmë, edhe qeveria shqiptare ruan 16.25% të aksioneve

0

Autoritetet shqiptare kanë aprovuar blerjen e aksioneve të shumicës të “Albtelecom” nga kompania hungareze e telefonisë 4iG. Bëhet fjalë për 80.27% të aksioneve të kompanisë, të cilat i janë blerë kompanisë turke “Çalik Holding”. Sa i përket pjesës së mbetur të aksioneve, ato mbeten të pandryshuara. Më saktësisht, 13.78% e aksioneve do të vijojnë të jenë në pronësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, 2.47% në pronësi të Postës Shqiptare dhe 3.48% në pronësi të aksionerëve privat fizik. Kështu, kontrolli i 16.25% të aksioneve të “Albtelecom” do të vijojë të mbetet nën qeverinë shqiptare. Por, gjithsesi, një pjesë e kontrollit turk të kompanisë duket se nuk do të eleminohet, pasi kompania hungareze njofton se në bazë të marrëveshjes, “Çalik Holding” do të blejë më pak se 5% të aksioneve të kompanisë mëmë, për një çmim prej rreth 20 milionë eurosh.

Kujtojmë se “Albtelecom” dominon tregun e telefonisë fikse në vendin tonë, ndërkohë që është në pozita të forta edhe në atë të internetit dhe operatorëve të shërbimit televiziv. Kompania numëron 405 mijë klientë të telefonisë lëvizëse, 153 mijë klientë të telefonisë fikse, 118 mijë në shërbimin e internetit.

Ndër të tjera, 4iG në vendin tonë ka përfunduar marrëveshjen për blerjen e 100% të aksioneve të “ONE”, dhe është në pritje të miratimit nga organet shqiptare, duke qenë se operacioni sjell një përqëndrim të mëtejshëm të tregut. Me aprovimin e blerjes së “ONE”, tregu shqiptar i telefonisë lëvizëse do të përqëndrohej në vetëm 2 kompani. “4iG” së fundmi ka blerë edhe 100% të aksioneve të operatorit më të madh të telefonisë lëvizëse në Mal të Zi, “Telenor”.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rriten çmimet e importit dhe ato të prodhimit/ Me 4.9% dhe 5.6% gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, krahasuar me 2020-ën

Postimi mëparshëm

Publikohet “Barometri Ekonomik Scan”/ Indeksi i Besimit Konsumator bie në 39.5 pikë, falë situatës aktuale

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.