Ekonomi

Rriten çmimet e importit dhe ato të prodhimit/ Me 4.9% dhe 5.6% gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, krahasuar me 2020-ën

0

Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregojnë se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, indeksi i çmimeve të importit ka arritur në 150,4 duke shënuar një rritje prej 4.9%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020. Ky tregues ka pësuar rritje gjithashtu dhe nëse do ta krahasoni me tremujorin paraardhës, me 2.1%. Nëse do të analizonim rritjen vjetore të çmimeve të importit sipas produkteve, rritjen më të lartë e ka regjistruar seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar”, me 56.3%. Indeksi në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 94,0% shënoi një rritje me 3,0%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 7,4%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i pijeve” me 5,3%, “Metalurgjia” me 5,0%, “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 4,4%, “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4,2%, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 3,8%, “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 3,5%.

Instituti i Statistikave ka publikuar po ashtu “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit” që mat çmimet me të cilin ato hidhen në treg nga prodhuesit. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2021, ky tregues arriti në 105.1 duke shënuar një rrtije me 5.6%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2020. Sa i përket ndryshimeve tremujore, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021, indeksi i çmimeve të prodhimit në tremujorin e katërt u rrit me 1.8%. Krahasuar me tremujorin e katërt 2020 rritja me e madhe e çmimeve prej 12,8% vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” pasuar nga seksionet “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 5,3%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 4,8%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Metalurgjia” me 9,1%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 7,4%, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 7,2% etj. Nga ana tjetër ulja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,1%, pasuar nga seksionet “Prodhimi i paisjeve elektrike” me 0,9%, “Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove” me 0,6%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni “ngjitet” në 3.9%/ “Transporti” dhe “ushqimet” nxisin shtrenjtimin më të madh të çmimeve që prej 2011-ës

Postimi mëparshëm

“Albtelecom” kalon te hungarezët e “4iG”/ Por, turqit nuk largohen, blejnë aksione te kompania mëmë, edhe qeveria shqiptare ruan 16.25% të aksioneve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.