Shqipëria renditet në vend të fundit në Europë për trajtimin e fertilitetit për qytetarët. Nga 43 vende të tjera të marra në analizë, vendi ynë ofron aksesin më të dobët në trajtimin e këtij problemi. Këto të dhëna janë marrë nga një analizë e kryer nga “Fertility Europe” dhe “Forumi Parlamentar Europian për të Drejtat Seksuale dhe Riprodhuese”. Atlasi Europian i Politikave të Trajtimit të Fertilitetit ka një vlerësim për shtetet të shtrirë nga 0% në 100%, ku 0-30% vlerësohen shtetet me akses jashtëzakonisht të dobët dhe 81-100% janë shtetet me performancë ekselente. Shqipëria vlerësohet me 13%, pra duke bërë pjesë te vendet me akses jashtëzakonisht të dobët në trajtimin në fertilitetit, por edhe në hartimin e rregulloreve që ofron akses të barabartë, të sigurt dhe efikas në trajtim për të gjithë njerëzit. Gjithashtu Shqipëria ka në nivel të dobët për konsultat me mjekët, në testimet gjenetike për probleme të mundshme, në ofriminn e suportit psikologjik, si dhe në edukimin mbi fertitlitetin në tekste shkollore. Vendet e rajonit kanë një performancë më pozitive se vendi ynë në këtë raport, edhe pse po ashtu paraqiten me akses të varfër. Mes vendeve të fundit me Shqipërinë, renditen vende si Armenia, Irlanda dhe Polonia, ndërsa vendet me performancën më të mirë janë vende si Belgjika, Franca, Hollanda etj. Theksojmë se vendi ynë gjithashtu vuan dhe nga rënia e numrit të lindjeve dhe plakja e popullsisë e po ashtu norma e fertilitetit është nën nivelin e pranuar.
Atlasi Europian i Politikave të Trajtimit të Fertilitetit
Vlerësimi i shteteve për trajtimin e fertilitetit
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments