Raporte

1 në 5 sipërmarrës vjen nga diaspora/ Shqipëria dhe Kosova me normën më të lartë në rajon

0

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” thonë se 1 në 5 sipërmarrës në Shqipëri kanë jetuar dhe punuar jashtë vendit si pjesë të diasporës. Rikujtojmë se në anketën e opinionit të biznesit kanë marrë pjesë 1203 sipërmarrës nga ku 21% prej tyre janë shprehur se kanë punuar dhe jetuar jashtë vendit të tyre. Shifrat tregojnë se Kosova ka përqindjen më të lartë të sipërmarrësve të cilët kanë jetuar jashtë vendit përpara se të vendosnin hapjen e një biznesi apo zgjerimin e tyre në Atdhe. Më shumë se gjysma ose 68% e të anketuarve në Kosovë janë shprehur se kanë punuar jashtë vendit të tyre më parë. Ndër vendet e rajonit, përqindjen më të lartë të këtij treguesi pas Kosovës e regjsitron Shqipëria. Të dhënat e paraqitura grafikisht bëjnë me dije se 77% e sipërmarrësve të anketuar kanë jetuar dhe punuar brenda vendit, ndërsa 2% kanë refuzuar të përgjigjen.

Ndërkohë mesatarja e Ballkanit Perëndimor për sipërmarrësit që kanë punuar dhe jetuar jashtë vendit të tyrë është 18%, ndërsa 80% e sipërmarrësve e kanë kryer aktivitetin brenda kufinjve të vendit të tyre. Nëse do të analizonim vendet e tjera të rajonit për këtë tregues, të dhënat bëjnë me dije se vendi me përqindjen më të ulët të sipërmarrësve apo menaxherëve të cilët kanë punuar dhe jetuar si pjestarë të diasporës është Maqedonia e Veriut me vetëm 6%. Në vende si Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi përqindja e sipërmarrësve që vijnë nga diaspora është 14% për secilin vend.

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit mbështeten edhe nga të dhënat e Institutit të Statistikave mbi numrin e emigrantëve, ku për vitin 2021 janë regjistruar rreth 42 mijë persona të larguar nga vendi ynë. Ndër qëllimet kryesore se përse ato zgjedhin largimin nga vendi janë të ardhurat që synojnë, duke i kthyer ato shumë vite më pas në investime në vendin e tyre.

A KENI JETUAR DHE PUNUAR JASHTË VENDIT SI PJESËTARË TË DIASPORËS?

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni, në 7.4%/ Rritja e çmimeve “thellohet” gjatë qershorit, arrin rekorde të reja

Postimi mëparshëm

“Puna në të zezë”, cilët janë sektorët më problematikë? Kryesojnë baret dhe restorantet. Tatimet identifikuan 62 mijë punonjës në total

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.