EkonomiStudime

Rriten lehtë rezervat ndërkombëtare – Afër rekordit historik të qershorit, por pakësohen shufrat e arit

0

Rezervat ndërkombëtarë të Bankës së Shqipërisë janë rritur lehtë gjatë shtatorit, tregojnë shifrat e fundit zyrtare. Sipas këtyre të dhënave, rezervat ndërkombëtare prekën shifrën e 4.12 mld eurove gjatë shtatorit, nga rreth 4.07 mld euro që ishin në muajin gusht.

Shifra i afrohet kështu nivelit të muajit qershor, kur prekte edhe rekordin absolut historik prej 4.16 mld eurosh.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë vihet re gjithashtu se vijon tendenca e mosblerjes së arit, ndryshe nga muajt para pandemisë. Këtë vit, Banka e Shqipërisë ka frenuar disi me politikën e saj për të shtuar rezervat në ar, pasi në 2019 thuajse i dyfishoi ato, Të dhënat e shtatorit flasin për rreth 142 mln euro shufra ari, nga rreth 146 mln euro të muajit paraardhës.

Gjatë këtij viti, rritja e rezervave në ar ka qenë minimale, dhe gjasat janë që mos të ketë blerje të reja, por luhatjet të jenë shtyrë nga ndryshimi i çmimit të arit në tregjet ndërkombëtare.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rimëkëmbet kreditimi në T3 – Kredia për banesë kryeson te individët, transporti “udhëheqin” bizneset

Postimi mëparshëm

Sa ka ndikuar hapja e shkollave në përhapjen e infeksionit në Shqipëri? “Flasin” shifrat, janë rritur me 55% rastet ditore

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *