StudimeUncategorized

Rinohet Parlamenti i Shqipërisë, mosha mesatare zbret me 4.8 vite nga 2017, LSI më e plakura. Rritet edhe prania e femrave

0

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar listën e kandidatëve fitues për deputet në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të bërë publike në datë 23.06.2021. Kështu në këtë analizë, “Scan Intelligence Unit” ka arritur të gjejë se sa deputet dhe deputete femra do të jenë pjesë në Parlamentin e ri, moshën mesatare të kandidatëve për secilin subjekt politik si edhe moshën mesatare për legjislaturën e re.

Partia Social Demokrate (PSD) arriti të fitonte 3 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Nga këto 3 mandate deputetësh, dy i takojnë gjinisë mashkull dhe një për gjininë femër. Për sa i përket LSI-së, shohim se, ndarja e mandateve është në mënyrë të barabartë; 2 mandate do të drejtohen nga meshkuj dhe 2 mandate nga femrat. Kujtojmë se LSI-ja arriti të fitonte 4 mandate.
“Aleanca për Ndryshim” fitoi 59 mandate, nga të cilat 42 do të drejtohen nga meshkuj dhe 17 nga femrat. Përkthyer në % do të ishte 71% meshkuj dhe 29% femra.

Ndërsa Partia Socialiste arriti të fitonte 74 mandate, gjë e cila i jep statusin e mazhorancës. Nga këto 74 mandate, 47 do të drejtohen nga meshkuj dhe 27 nga femra. Nëse do t`i përkthenim në përqindje, do të ishte 64% për meshkujt dhe 36% për femrat.

Lëvizja Socialiste Për Integrim do të jetë subjekti politik me moshën mesatare më të madhe. Mosha mesatare e deputëve të rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim përllogaritet në 52.25 vjeç. Pas LSI-së, renditet PD-AN, mosha mesatare e të cilës arrin në 49.25 vjeç. Kujtojmë se po në analizën e kryer nga “SIU”, për moshën e deputetëve, lisat e LSI patën moshën më të re të kandidatëve, ndër partitë kryesore. Kjo të thotë se të vjetrit e partisë vazhdojnë të jenë përfaqësuësit e popullit. Pas saj, jo me ndonjë diferencë të madhe në “vitet e jetës” vijon Partia Socialiste me një moshë mesatare 49 vjeç. Kështu PSD, edhe pse me 3 mandate të fituara, mosha mesatare përllogaritet në 36.33 vjeç duke e bërë atë partinë “më të rë”.

Parlamenti Shqiptar përbëhet nga 140 deputetë, të cilët arritën të fitonin mandatin në zgjedhjet e 25 prillit. Në këtë mënyrë “Scan Intelligence Unit” ka krahasuar të dhënat e nxjerra nga zgjedhjet parlamentare 2021 dhe ato 2017 për sa i përket pjesëmarrjes së meshkujve dhe femrave në Parlament si edhe moshën mesatare të dy legjislaturave. Nga analizimi i të dhënave, 66% e Parlamentit të ri do të jenë meshkuj dhe 34% do të jenë femra.

Legjislatura e vitit 2017 përbëheshe nga 39 mandate për deputetet femra dhe 101 mandate për deputetët meshkuj. Krahasimi me legjislaturën 2021 nxjerr në pah se, numri i deputeteve femra është shtuar me 8 mandate. Kështu për Legjislaturën 2017, deputetet femra përbënin 28% të Parlamentit dhe për legjislaturën 2021 deputetet femra do të përbëjnë 34% të Parlamentit.

Mosha mesatare për legjislaturën 2021 përllogaritet të jetë 46.70 vjeç. Për sa i përket moshës mesatare për legjislaturën 2017, përllogaritet në 51.55 vjeç. Kjo ulje e konsiderueshme e moshës mesatare të legjislaturës së re, me thuajse 5 vite, na sjell një parlament më të ri.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Biznesmenët” e listave. “LSI” me 25.5% të kandidatëve, sipërmarrës, PD me 20.3%, PS me “vetëm” 18.9%. Tregtia dhe ndërtimi, “specialiteti” i deputetëve të ardhshëm. Në Vlorë, 35% e kandidatëve kanë një biznes

Postimi mëparshëm

Bien sërish kreditë me probleme, – Prekin rekord të ri minimal, pranë 7.05% gjatë korrikut

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.