Ekonomi

Pagat, si ka ndikuar pandemia? Paradoksi i bujqësisë, e vetmja me rënie, pasuritë e paluajtshme me rritjen më të madhe

0

Statistikat më të fundit të pagave të publikuara nga Instituti i Statistikave janë jo pak paradoksale. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tremujori i tretë i këtij viti regjistron pagën mesatare prej 1.82% më të lartë. Paradoksi i referohet aktivitetit ekonomik. Bujqësia është sektori i vetëm ku regjistrohet një rënie e pagës bruto mesatare mujore, nga mbi 36 mijë lekë në muaj, në 33 mijë e 500 lekë në muaj, pra në rënie me rreth 8%. Kujtojmë se bujqësia është i vetmi sektor i ekonomisë në zgjerim gjatë pandemisë sw bashku me atw tw pasurive tw paluajtshme, ndërkohë që të gjitha aktivitetet e tjera janë regjistruiar në kontraktim, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i statistikave. Shifrat e pagave ndërkohë, tregojnë se të gjitha aktvitetet e tjera të ekonomisë, me përjashtim të bujqësisë, regjistrojnë rritje pagash në tremujorin e tretë të vitit, me baza vjetore. Aktiviteti i ekonomisë që regjistron rritjen më të madhe vjetore të pagës mesatare bruto, pavarësisht pandemisë, rezulton të jetë ai që përfshin pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet shkencore, në rritje me 4.25% në tremujorin e tretë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pra, sektori tjetwr i ekonomisw jo nw kontraktim gjatw pandemisw, ndryshe nga bujqwsia, wshtw ai me rritjen mw tw lartw tw pagave. Në vend të dytë ndër sektorët me rritjen më të lartë të pagave figuron industria në tërësi, me rreth 2.5%. Vendin e tretë ndërkohë e mbajnë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me rreth 1.7% rritje. Në krahun e kundërt ndërkohë, veç bujqësisë, kemi edhe ndërtimin, me vetëm 0.31% rritje, apo informacionin dhe komunikacionin, me rreth 0.34% rritje.

Por cilat janë akvitetet e ekonomisë që ofrojnë pagat më të larta për punonjësit? Sipas shifrave më të fundit të instat, aktivitetet financiare dhe të sigurimit vijojnë të jenë në vend të parë, me një pagë mesatare bruto mujore, në rreth 102 mijë lekë. Më pas ndjek informacioni dhe komunikacioni, ndërsa në vend të tretë është administrate publike. Në vend të fundit kemi pikwrisht bujqësinë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Bien sërish kreditë me probleme. Në 8.2% gjatë nëntorit, “zerohet” pandemia

Postimi mëparshëm

Pandemia në të bërit biznes. Në kryeqytet ka nxitur biznesmenët e rinj, por ka trembur të vjetrit

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *