Ekonomi

Inflacioni zbret në 1.1% gjatë dhjetorit. Por, frutat dhe perimet, 5.9% dhe 3.9% më të shtrenjta se viti paraardhës

0

Gjatë muajit dhjetor, inflacioni ka zbritur në 1.1%, nga 1.6% që ishte gjatë muajit paraardhës, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave (Instat). Sipas këtyre të dhenave, gjatë muajit të fundit të vitit, çmimet e konsumit u rritën me 0.3% krahasuar me muajin paraardhës. Përgjatë të gjithë vitit 2020-ës, vitit të pandemisë, çmimet regjistrohen në rritje me 1.6%, nga 1.4% që ishte rritja vitin paraardhës. Ndërkohë, gjatë dhjetorit, kontributin më të madh në rritjen e çmimeve, me 0.95 pikë përqindje e ka dhënë grupi “ushqime dhe pije joalkoolike”, ndjekur nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, me 0.24 pikë përqindje. Grupet e “transporti”, “veshje e këpucë” si dhe “shëndeti” nga ana tjtër, kanë dhënë një kontribut negativ në rritjen e çmimeve gjatë dhjetorit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, çmimet e ushqimeve gjatë dhjetorit 2020 rezultojnë 2.5% më të shtrenjta, dhe 0.7% më të shtrenjta se muaji paraardhës. Brenda kategorisë së ushqimeve ndërkohë, rritjen më të madhe gjatë dhjetorit, krahasuar me dhjetorin e vitit paraardhës, e regjistrojnë frutat, 5.9% më të shtrenjta. Perimet regjistrojnë rritjen e tretë më të lartë, 3.9%.

Në rritje regjistrohen edhe pijet alkoolike dhe duhani. vetëm grupi i transportit, veshje e këpucë, si dhe shëndeti, regjistrohen në rënie gjatë dhjetorit, me transportin në renie çdo muaj që prej shpërthimit të pandemisë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Bien sërish kreditë me probleme. Në 8.2% gjatë nëntorit, “zerohet” pandemia

Postimi mëparshëm

Shqiptarët nuk “ftillohen”! Të “fiksuar” pas pagesave me para fizike

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *