Ekonomi

“Gjoba” ruse, 1.45 mln euro dëm Shqipërisë! Dyfishimi i taksës së grurit, Rusia, importuesi më i madh i drithërave në vend

0

Qeveria ruse ka vendosur të dyfishojë taksën e drithërave për eksport. Për grurin, rritja do të jetë nga 25 euro për ton aktualisht, në 50 euro për ton, duke filluar prej datës 1 mars, me vlefshmëri të paktën deri më 30 qershor të këtij viti. Për elbin dhe misrin ndërkohë, rritja fiksohet nga 10 euro, në 25 euro për ton, nga 15 marsi deri më 30 qershor. Ky dyfishim i taksës, i cili vjen me qëllim që të frenojë rritjen e çmimeve në tregun e brendshëm, duket se do të prekë edhe Shqipërinë.

Vendi ynë gjatë vitit të kaluar ka importuar nga Rusia 43% të totalit të drithit nga importi. Bëhet fjalë për rreth 157 mijë ton, e cila me taksën e vjetër, atë ende në fuqi deri më 1 mars, përkthehet në rreth 4 milionë euro taksa importi. Pra, dyfishimi i kësaj takse, me një afat të paktën 4-mujor, ka një kosto jo të papërfillshme për Shqipërinë. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e instat për importin e drithrve gjatë muajve mars-qershor të vitit të kaluar, Me Rusinë, nga ku rezulton se kemi importuar rreth 58 mijë ton, të cilat përkthehen në rreth 1.45 milionë euro taksë. Po kaq do të jetë edhe rritja. Pra, në rast se Shqipëria do të vazhdojë edhe këtë vit të jetë e varur nga gruri rus, atëherë, fatura paraprake flet për të paktën 1.45 milionë euro kosto shtesë. Nga ana tjetër, në rast se importuesit vendas do të vendosin ta shmangin këtë kosto shtesë, do të detyrohen të importojnë nga vendet e tjera kryesore në këtë treg, të cilat rezultojnë të jenë: Serbia dhe Ukraina, të paktën bazuar në të dhënat e vitit të kaluar, por edhe ato të viteve të shkuara.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Karburantet, rekord importesh gjatë 2020-ës! Shifra justifikohet me “Ballshin” dhe rënien e çmimeve në bursa

Postimi mëparshëm

Cilat janë lagjet më të preferuara të Tiranës? “Unaza e re”, “Farka” dhe “ish-kinemaja”! “Kombinati” “zbrazet”

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *