COVID-19

5614 jetë të humbura më shumë në 2020-ën, rritje me 25%, Lezha, Elbasani, Tirana, qarqet më të goditura nga covid-19

0

Të dhënat më të fundit nga Instituti i statisikave tregojnë se gjatë vitit të kaluar në Shqipëri vdekjet gjithsej kanë qenë 27605, me një rritje të ndjeshme në tremujorin e fundit të vitit. Kjo shifër krahasuar me mesataren e tre viteve të kaluara, përfaqëson një rritje prej 5614 fatalitetesh, çka duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e covid-19. Shifra rezulton të jetë gjithashtu 3.5 herë më e lartë se numri zyrtar i vdekjeve në vendin tonë, i cili deri më 18 shkurt fiksohej në 1582 jetë të humbura. Instat ka rishikuar lehtë në rritje edhe shifrat e raportuara më parë të tremujorëve paraardhës sa i përket numrit total të vdekjeve. Numri i vdekjeve krahasuar me periudhat paraardhëse, merret gjerësisht si treguesi më i saktë i efektit të pandemisë në jetë njerëzish.

Sa i përket qarqeve, rritjen më të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës e regjistrojnë: Lezha, Elbasani dhe Tirana, ku vihet re një rritje me mbi 30%. Dibra dhe Vlora nga ana tjetër regjistrojnë rritjen më të vogël, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Instituti i Statistikave. Vetëm në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, vdekjet në vendin tonë janë rritur me 73%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ajo që bie tjetër në sy nga shifrat është edhe numri i lindjeve, në rënie të ndjeshme gjatë vitit të kaluar, me 1.7% në terma vjetorë, dhe e përhapur thuajse në çdo qark të Republikës, me përjashtim të Lezhës, Shkodrës dhe Tiranës. Rritja e ndjeshme e jetëve të humbura dhe ngadalësimi i lindjeve ka bërë që shtesa natyrore në vendin tonë të zbresë në territor negativ për herë të parë. Vetëm, në Dibër dhe Kukës, shtesa natyrore gjatë 2020-ës rezulton në territor pozitiv.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rekord aksidentesh në janar. Rritje e pazakontë, të rinjtë zënë peshën kryesore

Postimi mëparshëm

Rritja e bizneseve të reja në Tiranë gjatë 2020-ës, në cilat zona dhe sektorë është përqëndruar?

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.