Ekonomi

Ulet papunësia, por rritet te të rinjtë/ Norma e përgjithshme zbret në 11.3% për T1, por ngjitet në 20.7% për moshën 15-29 vjeç

0

Treguesit më të fundit të tregut të punës të publikuara nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se shkalla zyrtare e papunësisë në vendin tonë gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 ka zbritur në 11.3% Krahasuar me një vit më parë shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.6 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ka rënë me 0.1 pikë përqindje. Por si paraqitet ky tregues te të rinjtë? Shkalla zyrtare e papunësisë për grupmoshën 15 deri 29 vjeç është rritur me 0.1 pikë, paçka se në terma vjetor regjistron rënie. Shkalla më e lartë e papunësisë vijon të regjistrohet pikërisht te kjo grupmoshë dhe për tremujorin e parë të vitit 2022 është 20,7 %. Në terma gjinorë, sipas shifrave, shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11,0 % dhe për gratë 11,7 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 0,7 pikë përqindje për burrat dhe me 0,4 pikë përqindje për gratë.

Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për shifrat e punësimit, Instituti i Statistikave sinjalizon se përgjatë tremujorit të parë të këtij viti shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 63.5% Të dhënat tregojnë se ritmi vjetor i ndryshimit të punësimit paraqitet pozitiv. Shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart është rritur me 2.3 pikë përqindje. Ky tregues ka pësuar rritje edhe nëse do ta krahasonim me tremujorin paraardhës pra tremujorin e katërt të vitit 2021. Pozitiv është fakti se shkalla e punësimit te të rinjtë ka pësuar rritje po ashtu dhe për tremujorin e parë të vitit regjistrohet 43.7% nga 38.9% që regjstrohej në të njejtën periudhë të një vitit më parë. Në terma gjinorë shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 70,8 %, ndërsa për gratë është 56,6 %.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

2022 “tkurr” pagat me 0.5%/ Rroga mesatare e një shqiptari, 59 mijë lekë

Postimi mëparshëm

Ujërat e zeza, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: Vetëm 1 në 3 familje, akses në përpunimin e ujërave, ndër 4 vendet më të dobëta në kontinent

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.