Ekonomi

Ulen lejet e ndërtimit në T4 2021/ 19.4% më pak se në tremujorin e tretë. Lezha me rënien më të madhe, Vlora me 380% rritje

0

Numri i lejeve të ndërtimit e ka mbyllur me rënie tremujorin e katërt të vitit që lamë pas. Mbështetur në shifrat e publikimit të “Institutit të Statistikave” mbi “Lejet e Ndërtimit” në tremujorin e katërt të vitit 2021, numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e tretë të vitit 2021, me 19.4%. Megjithatë, rritje me 16.3%, ka pësuar nëse do ta krahasonim me tremujorin e katërt të vitit 2020. Nëse do ti analizojmë shifrat përgjatë vitit 2021, të dhënat tregojnë se janë miratuar 1,396 leje të reja, nga 961 leje ndërtimi në vitin 2020. Rritja gjatë vitit 2021 për lejet e reja regjistrohet 45.3%, krahasuar me 2020-ën. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2021, është 608.870 m2, nga 554.325 m2 miratuar në tremujorin e katërt 2020, duke shënuar kështu një rritje prej 9,8 %.

Numri i lejeve dominohet nga ndërtimet rezidenciale, kryesisht nga ndërtesa me një kat ose me dy kate. Nga të dhënat shohim se nga 356 leje gjithsej, 280 janë dhënë për ndërtime rezidente dhe 76 janë dhënë për ndërtesa jo rezidente. Mes lejeve për ndërtesa jo rezidente, numrin më të madh e regjistrojnë ndërtesat industriale, me 27 të tilla.

INSTAT, përmes publikimit, raporton se qarku me numrin më të madh të lejeve për tremujorin e katërt të vitit 2021, është qarku i Tiranës, me 99 leje të reja, ndjekur nga qarku i Durrësit, me 82 dhe ai i Elbasanit, me 41 leje ndërtimi. "Scan Intelligence Unit” gjithashtu ka analizuar rritjen e lejeve të ndërtimit sipas qarqeve krahasuar me tremujorin e tretë. Shifrat tregojnë se rritjen më të madhe e ka pësuar qarku i Vlorës, me 380%, pasuar nga qarku i Fierit, me 83.3%. Rënie të lejeve të ndërtimit kanë pësuar qarqe si Tirana, me 9.2%, Korça, Kukësi, Dibra dhe Lezha, e cila ka dhe rënien më të madhe me, 87%. Rikujtojmë se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021, qarku i Lezhës regjistronte numrin më të madhe të lejeve të ndërtimit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Depozitat në janar u rritën me 151 mln euro/ Rritja më e madhe që prej janarit të vitit 2010, prej 1.5%, por vetëm në valutë

Postimi mëparshëm

Transporti tejkalon krizën në Janar/ Pasagjerët u dyfishuan, por transporti i mallrave ngre pikëpyetje për tregtinë e jashtme

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.