Ekonomi

Turizmi, vjeshta rikthehen efektet e pandemisë/ Në Tetor, 22.8% më pak turistë se në 2019, për 10-mujorin “mungojnë” 600 mijë turistë

0

Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin tetor të këtij viti, të publikuara nga Instituti i Statistikave, paraqesin një rritje të këtij treguesi krahasuar me të njejtin muaj të një viti më parë. Rritja e hyrjeve gjithsej regjistrohet deri në 25% për këtë muaj, ndërsa numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar për këtë muaj është rreth 298 mijë. Krahasuar me tetorin e vitit 2020, ky tregues shihet të jetë rritur me 44.7%. Rritja gjithashtu është shënuar dhe përgjatë dhjetë muajve, me 2.2 herë, krahasuar me vitin 2020. Nga ana tjetër të dhënat e “INSTAT” për tetorin e vitit 2019, tregojnë se tetori i këtij viti nuk ka mundur t`i tejkalojë këto shifra dhe ulja e hyrjeve të shtetasve të huaj krahasuar me vitin 2019, regjistrohet deri në 22.8%. Rënia vërehet dhe gjatë dhjetëmujorit të vitit 2021 krahasuar me vitin 2019. Gjatë vitit 2021 numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri është rreth 5.2 mln për dhjetë muaj, ndërsa gjatë vitit 2019 kjo shifër regjistrohej në 5.8 mln. Kështu, shifrat tregojnë se me kalimin e sezonit veror, muajt e vjeshtës kanë rikthyer efektet e pandemisë për sezonin turistik.

Le të analizojmë si paraqiten shifrat sa i përket daljes së shtetasve shqiptarë dhe të huaj gjithsej nga territori i Shqipërisë. Edhe ky tregues ka shënuar rritje më 28% krahasuar me tetorin e një viti më parë. Daljet e shtetave shqiptarë për muajin tetor të këtij viti kanë qenë rreth 311 mijë dhe krahasuar me tetorin e vitit të shkuar kjo shifër ka pësuar rritje me 13.6%. Gjithashtu rritje kanë pësuar dhe daljet e shtetasve shqiptarë përgjatë dhjetë muajve më 42.4%. Po ta krahasojmë këtë tregues me vititn 2019, shihim se nuk ka mundur të tejkalojë të dhënat para pandemisë. Rënia, krahasuar me tetorin e vitit 2019, llogaritet në rreth 37%.

Gjatë tetorit të vitit 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta në Shqipëri, gjejmë Kosovën, me rreth 105 mijë hyrje. Kosova ndiqet nga Maqedonia e Veriut dhe nga Italia. Sa i përket rrijes krahasuar me vitin 2021, të dhënat tregojnë se rritjen më të madhe e kanë hyrjet nga Spanja, Polonia dhe Italia. Kjo për shkak se vitin e kaluar këto kanë qenë dhe shtetet me të prekura nga pandemia. Rritje kanë pësuar hyrjet nga të gjitha shtetet perveç hyrjeve nga Kosova, që krahasuar me tetorin e vitit 2020, këtë vit kanë pësuar rënie me 15.5%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rritja e çmimeve shtyn tregtinë e jashtme, – Eksport/import, rritje me thuajse 30%, por vetëm në vlerë, jo në volum

Postimi mëparshëm

“Made in Albania”, 50 kompani zënë gjysmën e tregut/ Eksportet dominohen nga industria, në masën 80%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.