Ekonomi

Turizmi vazhdon të jetë në krizë. “Sektori” pëson rënie në të gjithë treguesit gjatë T1 2021

0

Instituti i Statistikave ka bërë publike “Statistikat afatshkurtra”, të cilat përmbajnë të dhëna mbi treguesit e të mirave dhe gjithashtu treguesit e shërbimeve për tremujorin e parë të vitit 2021 krahasuar me vitin 2020. Le të kujtojmë se treguesit e regjistrit të ndërmarrjeve për vitin 2020 tregonin se ekonomia shqiptare po bëhej më prodhuese dhe shërbimet kishin zbritur në nivelin 61%. “Scan Intelligence Unit” ka bërë një analizë mbi treguesit tremujorë për të mirat dhe shërbimet, duke parë kështu se si ka ndryshuar indeksi i shitjeve neto në volum, indeksi i numrit të të punësuarve apo dhe indeksi i fondit të pagave. Nga të dhënat e përpunuara shohim se për shërbimet, disa nga treguesit kanë pësuar rënie krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Rënia më e madhe vihet re në aktivitetin “Agjenci Udhëtimi” për indeksin e shitjeve në volum me 46.7%, për indeksin e të punësuarve më 23.6 % si dhe në fondin e pagave me 20.9%. Rritja më e madhe mes të dhënave për shërbimet është regjistruar në indeksin e pagave për sektorin “Informacion dhe Komunikaion”.

Nga ana tjetër po të vërejmë treguesit e të mirave ato nuk paraqiten aq negative për tremujorin e parë të vitit 2021, krahasuar më të njejtën periudhë të një viti më parë. Rënie vërehet kryesisht në indeksin e numrit të të punësuarve dhe kjo mund të mbështetet gjithashtu nga treguesit e forcave të punës nga Instat, i cili tregonte se ka rënie të numrin të të punësuarve. Rënien më të madhe në këtë indeks e ka pësuar sektori “Energji elektrike, Gaz, Avull” me 2.6%. Rritja më e madhe vërehet po në këtë sektor në indeksin e prodhimit në volum me 43.8%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kur mbarojnë rrugët kryesore? Rruga e “Arbrit” dhe “Kardhiq-Delvinë”, vitin e ardhshëm, “Qukës-Qafë Plloçë” në 2023

Postimi mëparshëm

IHÇK në 2.4% gjatë majit, çmimet rriten mbi mesataren e Bashkimit Europian

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.