Ekonomi

Turizmi në Janar/ 4.8% më shumë të huaj, Spanja dhe Greqia me rritjen më të madhe, por bien ndjeshëm hyrjet nga Kosova

0

Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin Janar të këtij viti, të publikuara nga Instituti i Statistikave, paraqesin një rritje të treguesve kryesor, krahasuar me të njejtin muaj të vitit 2021. Në Janar të vitit 2022, numri i shtetasve gjithsej që kanë hyrë në territorin shqiptar regjistrohet në 454,072, duke pësuar rritje kështu, me 11.9%. “Scan Intelligence Unit” e ka krahasuar Janarin e këtij viti me të njejtën periudhë të tre viteve të fundit. Siç e tregon edhe paraqitja grafike, numri më i madh i hyrjeve gjithsej llogaritet gjatë vitit 2020, me 693,956 dhe kjo pasi turizmi akoma nuk ishte i goditur nga pandemia. Efektet e pandemisë shihen përgjatë Janarit të vitit 2021, i cili është dhe viti me numrin më të ulët të hyrjeve gjithsej. Megjithatë, gjatë Janarit të këtij viti, shifrat tregojnë rimëkëmbje. Nga ana tjetër, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2022, janë 607.351, duke shënuar po ashtu një rritje, me 34,8 %.

Le të shohim se si paraqiten shifrat, sipas origjinës të shtetasve. Në Janar të vitit 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 194.237. Krahasuar me Janarin e vitit 2021, ky numër është rritur me 4,8%. Nëse do të flasim vetëm për daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2022 shohim se ky numër është rritur me 36,9%.

Gjatë Janarit, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova mban vendin e parë, ndjekur nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Nga të dhënat e përpunuara, shohim se, krahasuar me Janarin e vitit 2021, rritjen më të lartë të hyrjeve e ka patur Spanja, me 380%, ndjekur nga Greqia, me 277%, dhe Anglia, me 195%. Nga ana tjetër, rënie kanë patur hyrjet nga shtete si Maqedonia e Veriut, me 5.1%, Mali i Zi, me 11.9%, Kosova, me 27.7% dhe Zvicra e cila ka regjistruar dhe rënien më të madhe, me 33.8%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Borxhi i Shqipërisë u rrit me 1.32 mld euro! Shifrat e 2021-shit, 487 euro për frymë borxh i shtuar, shifra më e lartë në një dekadë

Postimi mëparshëm

Depozitat në janar u rritën me 151 mln euro/ Rritja më e madhe që prej janarit të vitit 2010, prej 1.5%, por vetëm në valutë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.