Ekonomi

Turizmi, jugu rikthehet në “modë”/ Preferencat e vendasve, rritje me 98% në mars, të huajt rrisin interesin për qendrën

0

Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitive për muajin Mars 2022, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Për këtë periudhë të vitit, numri i vizitorëvë është rritur me 53,7% krahasuar me të njejtin periudhë të një viti më parë. Duke ditur se gjatë vitit 2020-2021 vendi ka qënë nën efektin e pandemisë, rritja duket mese e pritshme.

Shifrat tregojnë se turizmi ka pësuar rritje në të githë treguesit e tij përgjatë muajit Mars 2022. Kështu, numri i vizitorëve vendas është rritur me 62%, po ashtu dhe ai i vizitorëve të huaj ka pësuar një rritje me 44.7% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraardhës. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë, prej 98,1%.

Po të analizojmë vlerat sipas rajoneve, bie në sy fakti se vizitorët e huaj duket se preferojnë më shumë rajonin e qendrës dhe të veriut ku regjistrohet dhe numri më i madh i tyre. Strukturat akomoduese më të përdorura vijojnë të mbeten hotelet dhe akomodimet e ngjashme. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 2 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera, akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë, me 2,5 herë.

Të dhënat për netë qëndrimet po ashtu paraqiten me rritje krahasuar me të njejtin muaj të vitit paraardhës. Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 2,1 herë, në krahasim me muajin Mars të vitit 2021.

Vizitorët e huaj që kanë zgjedhur të frekuentojnë vendin tonë, përgjatë muajit Mars 2022, vijnë nga: Kosova (15%), Italia (6,9%), Gjermania (3,3%), Anglia (2,2%) dhe Greqia me 1,3%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Gratë punojnë tokën, burrat bëjnë llogaritë/ Bujqësia, gjinia femërore dominon si forcë punëtore, por pronarë janë meshkujt

Postimi mëparshëm

“Made in Albania”, rritet varësia nga Italia/ Përfaqëson gati gjysmën e eksporteve, Kroacia përfshihet në “top 10”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.