Ekonomi

Turistët shpenzuan 1.91 mld euro në Shqipëri vjet/ 988 mln euro më shumë se në 2020-ën. Me 199 euro për frymë, “thyhet” edhe 2019

0

Gjatë vitit të kaluar, turistët në vendin tonë shpenzuan rreth 1.91 mld euro, dy herë më shumë krahasuar me vitin e pandemisë, 2020-ën, kur fiksoheshin në vetëm 988 milionë euro. Pra, rritja vjetore fiksohet në 922 milionë euro. Shifra prej 1.91 mld eurosh në formë shpenzimesh nga turistët në vendin tonë gjatë vitit të kaluar është e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë dhe pranë nivelit të rekordit të vitit 2019. Asokohe, të ardhurat nga turistët në Shqipëri fiksoheshin në 2.03 mld euro, ose 171 mln euro më shumë se viti 2021. Pra, pavarësisht se gjatë vitit të kaluar Shqipërisë i munguan rreth 2.47 milionë turistë, shpenzimet totale kanë pësuar një tkurrje ndjeshëm më të ulët se ajo e flukseve.

Gjatë vitit 2021 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 9.61 milionë shtetas, shqiptarë dhe të huaj, çka do të thotë se shpenzimi për frymë, mesatarisht fiksohet në 198.95 euro për frymë. Ndërkohë, gjatë vitit 2019, atë para pandemisë, në Shqipëri hynin 12.1 mln turistë, duke shpenzuar mesatarisht 172 euro për frymë. Pra, kemi të bëjmë me një rritje prej rreth 27 eurosh të shpenzimeve për frymë të turistëve në vendin tonë gjatë vitit të kaluar, krahasuar me atë para pandemisë.

Ndërkohë që në terma fluksesh, viti i kaluar duket të jetë ndjeshëm larg atij para pandemisë, në terma shpenzimesh dhe të ardhurash të drejtpërdrejta nga turizmi është mjaft i përafërt me vitin 2019. Duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat është përballur sektori gjatë vitit të kaluar, me kufizimet si rrjedhojë e pandemisë ende në fuqi, këto shifra padiskutim që përbëjnë një lajm të mirë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Remitancat prekin rekordin 12-vjeçar/ Arrijnë në 761 mln euro, niveli më i lartë që pej 2009-ës

Postimi mëparshëm

Investimet e huaja, rekord gjatë 2021-shit/ 1 mld euro IHD në një vit, stoku arrin në 9.5 mld. Holanda konfirmohet e para, “tkurret” më tej Zvicra

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.