Ekonomi

Turistët “mësyjnë” Shqipërinë/ Në korrik rriten hyrjet me 19.2%, krahasuar me 2019-ën

0

Sezoni i verës regjistron shifra pozitive sa i përket lëvizjes së shtetasve. Hyrjet e shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë, gjatë muajit korrik të këtij viti, kanë tejkauar të njejtën periudhë të vitit 2019-të me 19.2%. Të dhënat e “Institutit të Statistikave” tregojnë se përgjatë korrikut numri i shtetasve të huaj të cilët kanë hyrë në territonin e vendit tonë janë rreth 1.4 mln. Krahasuar me të njejtin muaj të një viti më parë ky tregues rezulton të jetë rritur me 21.1%. Nga ana tjetër, referuar hyrjeve gjithsej shohim se numri i tyre është rritur me 22.1% dhe regjistrohen për muajin korrik 2.01 mln hyrje nga ku 607,708 janë hyrje nga shtetas shqiptarë. Rritje e hyrjeve regjistrohet edhe nëse do të flisnim në terma shtatëmujorësh. Hyrjet gjithsej për periudhën janar-korrik të këtij viti regjistrohen 6.8 mln nga ku 3.9 mln shtetas të huaj dhe 2.8 mln hyrje nga shtetas shqiptarë. Rritja e hyrjeve gjithsej përgjatë shtatë muajve është 41.6, ndërkohë që hyrjet nga shtetas të huaj po gjatë kësaj periudhe janë rritur me 39%.

Me rritje po ashtu rezultojnë edhe daljet për muajin korrik me 28.1% ku në total janë regjistruar 1.8 mln dalje. Shifrat tregojnë se numri i shtetasve shqiptarë të cilët kanë dalë nga vendi gjatë korrikut janë 555,978 dhe janë rritur me 16.8%. Nga ana tjetër, daljet e shtetasve të huaj janë rritur me 33,5%. Gjatë shtatë muajve numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë është 3.07 mln duke u rritur 41,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe lëvizjet e shtetasve sipas mënyrës së udhëtimit. Numri i shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë nga pikat detare ka patur rritjen më të madhe me 45.8%. Ndërkohë, edhe daljet në pikat detare kanë patur rritjen më të lartë për muajin korrik të këtij viti. Me rritjem më të ulët regjistrohen hyrjen dhe daljet nga pikat kufitare tokësore.

Në publikimin e muajit korrik mbi lëzivjet e shtetasve, “Instituti i Statistikave” nuk jep të dhëna të detajuara mbi hyrjet sipas vendeve të origjinës ashtu si në publikimet e mëparshme, megjithatë përmenden disa prej tyre. Në korrik, sipas raportit, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Italia me 48,0%. Sa i përket shtatëmujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,5 herë dhe Greqia me 3,0 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndër këto vende të përmendura më sipër vihet re mungesa e të dhënave për hyrjet nga Kosova dhe kjo vjen si pasojë e hapjes së kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Rikujtojmë që në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të mbajtur në qershor të vitit 2022 u bë e ditur se të gjithë qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria do të kalojnë në kufijtë e dy vendeve pa pengesa. Nga ana tjetër, referuar edhe të dhënave të përmendura më sipër vihet re rritje e lëvizjeve sidomos me vendet të cilat kanë fluks të lartë emigrantësh gjë e cila nuk reflektohej shumë gjatë periudhës së pandemisë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Tkurren” fondet e investimit, efekt i krizës? Bie numri i anëtarëve dhe aseteve këtë vit, performanca e dytë më e dobët në 8 vite

Postimi mëparshëm

Abuzimi i administratës, “industri” më vete/ Dëmi ekonomik, sa paga vjetore e 132 mijë shqiptarëve, ose sa 20% rritje page për çdo punonjës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.