Ekonomi

Transporti “nxjerr zbuluar” tregtinë/ Më pak mallra të transportuara këtë vit, pasagjerët me rritje

0

Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave konfirmojnë se tregtia përgjatë këtij viti është tkurrur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë që të dhënat e tregtisë së jashtme flasin për një rritje të ndjeshme në vlerë të eksport/import këtë vit, shifrat e transportit “nxjerrin zbuluar” ecurinë pozitive të maskuar nga efekti i inflacionit. Kështu, nga këto të dhëna rezulton se, transporti i mallrave në porte (që zë edhe pjesën më të madhe të tregtisë së jashtme), në eksport/import, ka rënë me 8.4% në 5 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me 5 muajt e parë të vitit të kaluar. Transporti i mallrave me hekurudhë ndërkohë, në 5 muajt e parë është në rënie me 35.4% krahasuar me një vit më parë. Vetëm transporti me ajër regjistron një rritje, por të lehtë, pranë vetëm 1.4%. Gjithsesi, transporti i mallrave me ajër zë një pjesë të vogël të tregtisë. Gjatë 5 muajve të parë të vitit, nëpërmjet detit janë transportuar 1.7 milionë tonë mallra, dhe vetëm 817 ton nëpërmjet ajrit, duke zënë kështu një peshë të papërfillshme mbi totalin. Vetëm gjatë muajit maj ndërkohë, rënia duket edhe më e theksuar se përgjatë të gjithë 5-mujorit, çka sinjalizon se efekti i rritjes së çmimeve vijon të ndikojë në tkurrjen e tregtisë në volum.

Statistikat e transportit ndërkohë japin një panoramë edhe sa i përket transportit të pasagjerëve, nga ku rezulton se, në 5 muajt e parë të këtij viti, rritja e numrit të pasagjerëve fikoshet pranë 222% me ajër, dhe pranë 53% me det. Nga ana tjetër, transporti i pasagjerëve në terma mujorë është rritur me 194.9% me ajër dhe me 80.2% me det.

Me rritje po ashtu regjistrohet edhe numri i fluturime përgjatë majit të këtij viti. Numri i fluturimeve të kryera është 3,588 duke pësuar rritje me 122.9% karahasuar me majin e vitit të kaluar. Rritje vërehet edhe përgjatë pesëmujorit të parë të vitit me 117.4%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

2021, vit i “ëmbël” për shqiptarët/ Bletaria 5,000 ton mjaltë. Gjirokastra, qarku me prodhimtarinë më të ulët

Postimi mëparshëm

Kolapsi i Hekurudhës Shqiptare/ 55 mln euro humbje në një dekadë, vetëm një linjë në shërbim, dhe rreth 1 mijë të punësuar

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.