Të dhënat e INSTAT përmes publikimit “Statistikat e Transportit”, bëjnë me dije se në Dhjetor të vitit 2021, numri i fluturimeve të kryera është 2.408, duke u rritur 2,3 herë, në krahasim me muajin Dhjetor të vitit 2020. Po ashtu, ky tregues ka pësuar rritje edhe në bazë vjetore nëse do ta krahasonim me vitin 2020, por si paraqitet krahasuar me vitin 2019-të? Shifrat tregojnë se numri i flututrimeve nuk ka mundur t’i tejkalojë shifrat e vitit 2019-të. Numri i fluturimeve për vitin 2021 është ulur me 8.2% krahasuar me periudhën para pandemisë.
Sa i përket transportit të pasagjerëve, sipas të dhënave, numri i tyre paraqitet me rënie, krahasuar me vitin 2019-të, si në rrugë detare e ajrore, po ashtu dhe në rrugë hekurudhore. Krahasuar me vitin 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është ulur me 45,2 %, ndërsa krahasuar me vitin 2020, shihet të jetë rritur me 2.3 herë. Gjatë vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.928.275 pasagjerë. Numri i tyre është ulur me 12,3 %, krahasuar me vitin 2019-të dhe është rritur me 2.2 herë krahsauar me vitin 2020. Po të njejtat ndryshime ka pësuar edhe numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me hekurudhë. Nga 59,787 gjatë vitit 2019-të, ka rënë në 24,019 gjatë vitit 2021.
Nga ana tjetër sa i përket volumit të mallrave, shifrat tregojnë se volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte, jo vetëm paraqitet me rritje krahasuar me vitin 2020, por kanë tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë. Nga ana tjetër më rënie paraqitet volumi i mallrave të transportuara me ajër si dhe me hekurudhë, krahasuar me vitin 2019-të. Në vitin 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur me 13,2 %, krahasuar me vitin 2020 dhe me e 8,6 %, krahasuar me vitin 2019. Sa i përket volumit të mallrave të transportuara në ajër, janë rritur 13.3%, krahasuar me vitin 2020. Të dhënat tregojnë se, krahasuar me vitin 2019-të, volumi i mallrave të transportuar me ajër nuk e ka tejkaluar krizën, duke pësuar një rënie me 14.2%. Nga ana tjetër volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë, për vitin 2021, paraqitet me një rënie prej 3.5%, krahasuar me vitin 2020 dhe po ashtu një rënie prej 41.5%, krahasura me vitin 2019-të.
Në vitin 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 1.152,5 mld lekë dhe 48,2 % e tyre u transportua me det. Në vitin 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,9 %, me rrugë 38,8 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 20,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 21,1 %. Në vitin 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 45,1 %, me det 45,6 % dhe me ajër 3,6 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 22,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 26,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Eksporti i mallrave sipas mënyrave të transportit
Importi i mallrave sipas mënyrave të transportit
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments