Ekonomi

Trafiku ajror, Shqipëria më mirë se Europa. Pandemia, vetëm Norvegjia dhe Luksemburgu janë goditur më pak se ne

0

Të dhënat më të fundit nga Eurostat sa i përket transportit ajror në Europë gjatë pandemisë, tregojnë impaktin real të krizës së shkaktuar nga covid-19 në këtë sektor. Por, mes gjithë kësaj situate, për Shqipërinë duket se ka një lajm të mirë. Rezultojmë të jemi vendi i dytë në Europë sa i përket impaktit më të vogël të krizës. Të dhënat për muajin janar tregojnë se rënia e trafikut ajror (në numër fluturimesh ) në vendin tonë, krahasuar me janarin e vitit paraardhës, fiksohet në 55.6%. Paçka se shifra duket se ilustron një panoramë dramatike, krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria është ndër performueset më të mira. Gjatë muajit janar, vetëm Norvegjia dhe Turqia kanë rënie më të vogël se Shqipëria.

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së pandemisë, që prej muajit prill të vitit të kaluar, kur masivisht filloi aplikimi i masave drastike për të frenuar përhapjen e virusit, dhe sidomos sa i përket lëvizjes së njerëzve. Mesatarja e ndryshimeve çdo muaj, në terma vjetor, pra krahasuar me vitin paraardhës, për Shqipërinë, fiksohet në -59.7% rënir. Kjo normë është mesatarja mujore e rënies së numrit fluturimeve ajrore në vendin tonë, që nga fillimi i pandemisë, e deri në muajin janar të këtij viti. Po ta krahasojmë këtë normë me pjesën tjetër të Europës, rezulton se vetëm 2 shtete të tjera në Europë, e kanë këtë normë më të ulët; Luksemburgu dhe Norvegjia. Në Europë ndërkohë, Cekia dhe Finlanda rezultojnë të jenë vendet më të goditura nga bllokimi i lëvizjes, me një normë mesatare rënie prej rreth 80%, tregojnë shifrat zyrtare të Eurostat.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni “rigjen” logjikën, shtrenjtimi i ushqimeve shmang deflacionin

Postimi mëparshëm

Beratasit më pijedashësit, të parët në Republikë, dibranët dhe kuksianët të fundit në renditje

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.