Ekonomi

“Torta” e konçensioneve – 75% hidrocentrale, ndjek prodhimi i hidrokarbureve

0

OpenCorporates Albania, është një degë e krijuar rishtasi në 2017 në varësi të “Insitutit Shqiptar të Shkencave” dhe përmban statistika në lidhje me shoqëritë konçensionare në vendin tonë. Deri më tani egzistojnë 275 shoqëri të tilla. Scan Intelligence Unit, nëpërmjet “filtrave” ka bërë të mundur ndarjen e këtyre 275 shoqërive konçensionare sipas sektorëve ku zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Nga filtrimi i të dhënave, figuron se pjesa më e madhe e shoqërive janë të përqëndruara në ndërtimin, operimin dhe transferimin e hidrocentraleve. 206 eshtë numri i shoqërive të tilla, e cila do të thotë se ky sektor përbën rreth 75% të totalit të shoqërive konçensionare.

Sektori tjetër është ai i “Zhvillimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në vendburimin”. Shoqërit që ushtrojnë aktivitetin në këtë sektor llogaritën në 15 të tilla. Pesha që ky sektor mbulon në totalin e shoqërive fiksohet në 5%.

Shërbime Detare, sektor i cili ka të bejë me kryerjen e shërbimit të rimorkimit të anijeve, shërbimin e transportit detar si të njerëzve ashtu edhe mallrave, pjesa që zë në tortën e shoqërive konçensionare llogaritet në rreth 3% ose 9 të tilla.

Për sa i përket sektorit të “Ndërtit dhe Mirëmbajtjes së Akseve Rrugore”, sipas filtrave të “Scan Intelligence Unit” rezultojnë 5 shoqëri të tilla, ku pjesmarrja në totalin e shoqërive llogaritet në rreth 2%.

Sektori “Të tjera” përfshin brenda vetes shoqëri si: Prodhimi dhe shpërndarja e kartave të identitetit dhe pasaportave prodhimi të kripës në Nartë ose ai i krijimit dhe funksionimit të sistemit të kontrollit të pullave fiskale. Pesha e këtyre shoqërive në krahasim me totalin llogaritet në 12% ose thënë ndryshe, 33 shoqëri të tilla.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Lindjet tejkalojnë vdekjet me 216 persona, megjithatë vetëm dy qarqe shënojnë rritje të numrit të lindjeve në T2 2021

Postimi mëparshëm

Shqipëria më e ekspozuara ndaj katastrofave. Renditemi mes vendeve me kapacitete të ulta përballuese në Europë dhe Rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.