Ekonomi

Telefonia, jemi më të shtrenjtët në rajon! Dyfishohen çmimet për 4 vite. Në Shqipëri, 6.7% mbi mesataren e BE

0

Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta në rajon, dhe ndër më të lartat në Europë të komunikacionit, që përshfin thuajse të gjitha segmentet e telefonisë, si atë fikse, ashtu edhe atë lëvizëse, tregojnë të dhënat më të fundit nga Eurostat. Në vendin tonë, çmimet e komunikacionit, të shprehura sipas paritetit të fuqisë blerëse janë 6.7% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian. Të gjitha vendet e tjera të rajonit ofrojnë çmime nën mesateren e Bashkimit Europian. Shqipëria, madje ofron çmime më të larta edhe se vende si: Italia, Finlanda, Rumania, Hungaria, etj. Në Europë Islanda, Norvegjia dhe Belgjika rezultojnë vendet më të shtrenjta për vitin 2019.

Por, ajo që bie tjetër në sy nga të dhënat krahasuese të Eurostat është fakti se, gjatë viteve të fundit, çmimet e telefonisë në vendin tonë janë rritur në mënyrë konstante. Në vitin 2017 ato ishin lehtë nën messtaren e Bashkimit Europian, ndërkohë që në 2015-ën ishin thuajse sa gjysma e çmimeve të unionit. Vetëm gjatë 2019-ës, tregojnë të dhënat, çmimet e telefonisë në vendin tonë, të shprehura sipas paritetit të fuqisë blerëse kanë thelluar me më shumë se 5% hendekun me mesataren e Bashkimit Europian. Duket se në këtë tendencë kanë ndikuar strategjitë e kompanive që operojnë në vendin tonë, të cilat kanë shtrenjtuar çmimet, vecanërisht ato të ofertave, si pasojë e vështirësive në bilanc, tendencë kjo krejt e kundërt me atë të kompanive që operojnë nëpër Europë e rajon.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Paraja në qarkullim arrin në 2.8 mld euro! Tjetër rekord historik, rritet me 376 mln euro, ose 15.6% gjatë pandemisë

Postimi mëparshëm

Çfarë u ofron Shqipëria studentëve? Raporti i KE: Ndër tarifat më të larta në Europë dhe gati zero mbështetje financiare

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.