Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi statistikat e transportit tregojnë se në muajin Qershor të këtij viti shihet një rritje e numrit të fluturimeve me 5.2 herë krahasuar me një vit më parë. Sa i përket transportit të pasagjerëve, sipas të dhënave është rritur numri i pasagjereve si më rrugë detare po ashtu edhe në rrugë ajrore. Megjithatë, po të analizojmë nivelet para krizës së pandemisë shohim se gjatë qershorit të vitit 2021, numri i fluturimeve është më i ulët se në vitin 2019 dhe po ashtu dhe numri i pasagjerëve me gati 19%.
Sa i përket pasagjerëve në linjë detare, të dhënat e qërshorit të vitit 2021, janë gjithashtu larg nivelit të para krizës. Në Qershor 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është 40 mijë e 902 pasagjerë, ndërsa i atyre që kanë udhëtuar me linja ajrore, është 260 mijë e 991 pasagjerë. Krahasuar me Qershorin e vitit 2020, këto tregues janë rritur me 2.3 herë dhe 9.2 herë respektivisht. Transporti i pasagjerëvë me hekurudhë për muajin Qershor të këtij viti ka regjistruar 2 mijë e 803 pasagjerë ndërkohë që në Qershorin e një viti më parë regjistronte 0 pasagjerë. Dhe ky tregues po ashtu mbetet i ulët krahasuar me Qershorin e vitit 2019 dhe 2018. Sidoqoftë baza e transportit të pasagjerëve mbetet ajri.
Referuar po këtyre të dhënave shohim se gjatë muajit Qershor të vitit 2021 është rritur volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet ajrit, dhe gjithashtu është rritur edhe volumi i mallrave të transportuara në rruge detare, por nga ana tjetër, krahasuar me një vit më parë është ulur volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë. Rritja e volumit të mallrave të ngarkuara apo shkarkuara në porte shënohet 9.6%, duke arritur në 412 mijë ton. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.021 ton për kilometër, duke rënë me 1.3%, krahasuar me muajin Qershor të vitit 2020. Rritje ka shënuar dhe transporti më rrugë ajrore me rreth 27.1% e cila është dhe rritja më e madhe. Në terma gjasgtëmujorë, kemi një rritje të përgjithshmë të të gjithë treguesve. Transporti në rrugë ajërore është rritur me 14.1%, ai në rrugë detare ka rritje me 15.4%% dhe transporti hekurudhor ka rritje me 23.3%.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments