Ekonomi

Shërbimet rriten në shitje, punë dhe paga/ Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritjen më të madhe, deri në 169%

0

Aktiviteti i shërbimeve shihet të ketë pësuar ndryshime pozitive për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar më vitin paraardhës, pothuaj në të gjithë treguesit e tij. Të dhënat e Institutit të Statistikave sinjalizojnë se hotelet dhe agjencitë e udhëtimit kanë qenë ndër aktivitetet më të goditura nga pandemia, por indekset e treguesve për këto aktivitete gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021 tregojnë rritje. Shifrat tregojnë se, sektori i hoteleve ka rritje të shitjeve neto, me 169%. Indeksi i numrit të të punësuarve ka shënuar rritje, me 45.6%, krahasuar më të njejtën periudhë të një viti më parë. Rritje po ashtu ka pësuar dhe fondi i pagave për këtë sektor, me 68.6%. Agjencitë e udhëtimit, po ashtu, paraqesin një rritje të lartë të shitjeve neto me 146.4%, e cila është dhe shifra e dytë më e lartë për këtë indeks nga të gjitha aktivitetet e marra në analizë. Rritje paraqesin dhe indeksi i numrit të të punësuarve me 7.5% dhe fondi i pagave me 20%.

Akiviteti i tregtisë po ashtu paraqitet me rritje në të gjithë treguesit e tij, nga ku indeksi i shitjeve neto në volum ka shënuar rritje me 13.9%, ai i numrit të të punësuarve me 0.8%, ndërsa indeksi i fondit të pagave ka pësuar rritje me 26.4%. Të njejtin ndryshim kanë pësuar dhe indekset në aktivitetin “Transport, magazinim dhe postë”. Indeksi i shitjeve neto për këtë sektor është rritur me 31.7%, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve dhe ai i fondit të pagave janë rritur me 7.3% dhe 21.1% përkatësisht.

Të dhënat tregojnë se me rritje paraqitet dhe aktiviteti “Bar-Restorante” në tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Rritjen më të lartë për këtë sektor e rregjistron indeksi i shiteve neto me 23.7%. Për aktivitetin “Informacion dhe Komunikacion”, rritjen më të lartë e ka pësuar indeksi i fondit të pagave me 74.9%, e cila rezulton dhe rritja më e madhe nga të gjitha aktivitetet sa i përket  fondit të pagës . Nga të gjithë trguesit tremujorë të aktiviteteve të shërbimit, i vetmi indeks me rënie është ai i shitjeve neto me 38,3% për aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni në 4% sipas “EUROSTAT”/ Në shkurt çmimet u rritën më pak se në Europë, renditemi në vend të tretë nga fundi

Postimi mëparshëm

Shqipëria, vendi më i palumtur në rajon/ “Raporti Global i Lumturisë 2022”, jemi të 90-tët në botë, Kosova e 32-ta

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.