Ekonomi

Shërbimet dhe të mirat rrisin shitjet, punën e pagat/ “Lulëzojnë” hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, rritja deri në 108.8%

0

Shërbimet e kanë nisur fillimin e vitit me rritje pothuaj në të gjitha treguesit e tyre, tregojnë të dhënat më të fundit nga “Institutit i Statistikave”. Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit të cilat kanë qenë sektori më i goditur nga pandemia, shihet të vijojnë në rrugën e rimëkëmbjes duke regjistuar dhe rritjen më të lartë si në shitje, po ashtu dhe në numër të punësuarish e paga. Kështu, indeksi i shitjeve në volum për aktivitetin hotele është rritur me 108.8% gjatë tremujorit të parë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021. Për aktivitetin hotele, indeksi i numrit të të punësuarve ëshët rrtiur me 36.5%, ndërsa ai i fondit të pagave është rritur me 68.5%. Indeksi i fondit të pagave gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 është rritur për të gjitha aktivitetet. Agjencitë e udhëtimit, po ashtu, paraqesin një rritje të lartë të shitjeve neto me 81.%, e cila është dhe shifra e dytë më e lartë për këtë indeks nga të gjitha aktivitetet e marra në analizë. Rritje paraqesin dhe indeksi i numrit të të punësuarve me 24.8% dhe fondi i pagave me 41%.

Bar-Restorantet po ashtu paraqiten me rritje për tremujorin e parë në të gjithë indekset, ku rritjen më të lartë e ka pësuar në indeksin e pagave me 25.4%. I vetmi tregues me rënie, sipas shifrave të INSTAT, është indeksi i shitjeve neto në volum për aktivitetin “ Informacion dhe Komunikacion” me 1.5%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021. Për këtë aktivitet me rritje paraqiten indeksi i numrit të të punësuarve me 25.6% dhe fondi i pagave me 59.2%. Aktiviteti “Tregti” si dhe “Transport dhe Magazinim” e kanë nisur me rrijte vitin 2022 në të gjitha indekset. Kështu, indeksi i shitjeve në volum për tregtinë është rritur me 6.4%, numri i të punësuarve me 1.4%, ndërsa pagat me 19.3%. Sa i përket transportit dhe magazinimit shitjet janë rritur me 44.1%, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve dhe pagave është rritur me 9.7% dhe 25.6% respektivisht. Me rritje paraqiten gjithashtu edhe aktivitete arkitekture dhe inxhinierike.

Instituti i Statistikave ka publikuar gjithashtu treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave për tremujorin e parë të vitit. Këta tregues sinjalizojnë rritje të indekseve të shitjeve dhe të prodhimit në sektorë të ekonomisë siç janë Industria, Energjia elektrike, Furnizimi me ujë apo Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve si dhe Ndërtimi. Sektori i industrisë, ku përfshihet industria nxjerrëse dhe përpunuese, regjistron rritje të shitjeve në volum me 15.4% dhe rritje të prodhimit në volum me 19.5%. Sa i përket indeksit të numrit të të punësuarve dhe të fondit të pagave, aktiviteti i industrisë ka pësuar rritje me 3.7% dhe 12.4%. Pavarësisht rritjes së përgjithshme në këtë sektor, të dhënat tregojnë se në industrinë nxjerrëse indeksi i numrit të të punësuarve ka pësuar rënie me 0.6%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.

Të dhënat sinjalizojnë rritje për sektorin e ndërtimit gjatë tremujorit të parë të vitit. Indeksi i shitjeve neto në volum për sektorin e ndërtimit është rritur me 24.6%. Nga ana tjetër, indeksi i prodhimit në volum është rrtiur me 26%. Sa i përket numrit të punësuarve dhe pagave rritja regjistrohet me 4.7% dhe 14.3% respektivisht.

Nëse do të analizonim aktivitetin “Energji elektrike, gaz dhe avull”, shifrat tregojnë se është i vetmi aktivitet i cili ka pësuar rënie të prodhimin në volum për tremujorin e parë të vitit 2022, me 34.7%. Po për të njejtin aktivitet indeksi i shitjeve neto është rritur me 47.5%, ndeksi i numrit të të punësuarve është rritur me 3.8% dhe ai fondit të pagave me 6.4%.

Për sektorin e furnizimit me ujë, dhe trajtimit e menaxhimit të mbetjeve, indeksi i shitjeve neto ka pësuar rritje, me 25.9%, krahasimisht me tremujorin parë të vitit 2021. Nga ana tjetër, indeksi i prodhimit në volum ka shënuar rritje, me 22%. Për këtë aktivitet, indeksi i numrit të të punësuarve është rritur me 3% dhe po ashtu indeksi i fondit të pagave, me 6%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

1 në 2 persona jetojnë ngushtë/ Eurostat: Shqipëria e dyta në Europë me përqindjen më të lartë të popullsisë në familje të mbipopulluara

Postimi mëparshëm

Rritja e çmimeve “frenon” tregtinë e jashtme/ Eksport+Import bien me 8.3% në volum gjatë majit, por vlejnë 246 mln euro më shumë se vjet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.