Ekonomi

Shëndeti “zëvendëson” argëtimin, – Pandemia ridimensionon shpenzimet e familjeve shqiptare. Elbasani, Dibra dhe Gjirokastra, qarqet me rritjen më të madhe të shpenzimeve

0

Instituti i Statistikave ka publikuar Anketën e Buxhetit të Familjes, një prej publikimeve që tregon një nivel real të mirëqënies së shqiptarëve, duke matur shpenzimet, shpërndarjen e tyre sipas kategorive dhe sipas qarqeve. Po çfarë tregojnë të dhënat e anketës për vitin 2020? Shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje të përbërë mesatarisht nga 3.6 persona janë regjistruar 83.475 lekë, për vitin 2020. Gjatë këtij viti regjistrohen 768 mijë e 963 familje, ku për këto familje totali i shpenzimeve për konsum është llogaritur në 64.2 mld lekë.

Shpenzimet mesatare gjithsej vlerësohet të jenë rritur me 1.5% vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Po të shohim strukturën e shpenzimeve, pra shpenzimet e familjeve shqiptare sipas zërave, shohim se krahasuar me vitin 2019, kanë rënë ndjeshëm shpenzimet për kategorinë “Argëtim dhe Kulturë” me 26.4% si dhe shpenzimet për “Veshje dhe Këpucë” me 9.7%. Rritje prej 28% kanë shënuar shpënzimet për “Shëndet”, kjo si pasojë e pandemisë.

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar përmes të dhënave ndryshimin vjetor të shpenzimeve në lekë për secilin nga grupet, nga familjet shqiptare. Për kategorinë “Shëndetësi” janë shpenzuar 9 mld lekë më shumë gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019, ose rreth 74.7 mln euro. Vlera në lekë e rënies së shpenzimeve për kategorinë “Argëtim dhe Kulturë” llogaritet në 7.6 mld lekë. Nga ana tjetër për kategotinë “Ushqim dhe pije jo-alkoolike gjithashtu ka paatur rritje të shpenzimeve, ku vlera në lekë e kësaj rrije paraqiet në rreth 7 mld lekë.

Le të shohim se cili nga qarqet ka rritur apo ulur shpenzimet për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Nga të dhënat e përpunuara nga “Scan Intelligence Unit”, shohim se të gjitha qarqet kanë rritur shpenzimet e tyre për vitin 2020. Rritjen më të madhe e regjistron qarku i Elbasanit me 7%, i ndjekur nga qarku i Dibrës me 4.9% dhe Gjirokastra me 4.3%. Qarku i Tiranës rregjistron një rritje në shpenzimet e familjeve prej 0.3%, ndërsa qarku me rritjen më të vogël është Durrësi, me 0.2%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rezerva ndërkombëtare i afrohet rekordit, – Arrin në 4.14 mld euro, vlera më e lartë që prej Qershorit të 2020-ës

Postimi mëparshëm

Depozitat prekin rekord 9 vjeçar, – Gjatë gushtit rriten me hapin më të shpejtë që prej 2012-ës, arrijnë në 1.17 trln lekë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.