EkonomiUncategorized

Rritja e bizneseve të reja në Tiranë gjatë 2020-ës, në cilat zona dhe sektorë është përqëndruar?

0

Pavarësisht pandemisë dhë ndikimit të saj në veprimtarinë e bizneseve që operojnë në Shqipëri, të dhënat e Bashkisë së Tiranës, sa i përket bizneseve të reja të krijuara gjatë vitit 2020,tregojnë se pandemia nuk i ka dekurajuar ato. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat rreth bizneseve të reja të hapura sipas Njësive Administrative. Siç tregohet dhe nga grafiku i mëposhtëm, shohim se Njësia e Zall Bastarit, e Baldushkut dhe ajo e Petrelës kanë një rritje të normës së subjekteve të reja kryesore me 36.8%. 17,7% dhe 16.6%. Kjo normë është rritur me 4.8% në Njësitë Administrative Urbane. Njësitë që kanë normën më të ulët të subjekteve kryesore të reja janë Njësia e Bërzhitës, Vaqarrit dhe ajo e Pezës. Nga ana tjetër të dhënat tregojnë se norma vjetore e subjekteve sekondare nuk ka aq rritje pozitive sa subjektet kryesore. Në Njësitë Administrative Urbane ka rënë norma e subjekteve sekondare me gati 11% dhe po ashtu në Njësinë e Kasharit dhe të Farkës me 9.6% dhe 8.4%. Kjo pasqyron ndikimin që ka patur pandemia në këto biznese ekzistuese duke i mbyllur ato. Ndryshe ka ndodhur në njësinë e Shëngjergjit, Krrabës dhe Bërzhitës, ku norma vjetore e subjektve sekondare është rritur në krahasim me atë të subjekteve kryesore.

Gjithashtu “Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat për subjektet e reja kryesore, të hapura sipas lloji të aktivitetit të tyre. Njësitë Administrative Urbane kanë patur një rritje të njësive të shërbimit me 1 242 subjekte të reja dhe një rënie të njësive të prodhimit me 16 subjekte. Për subjektet kryesore të shitjeve me pakicë dhe atyre me shumicë, Njësitë Administrative Urbane janë ato që kanë numrin më të lartë me 265 subjekte të reja për shitjet me pakicë dhe 107 subjekte të shitjeve me shumicë, të ndjekur nga Njësia e Kasharit me 66 subjekte të reja për ato me pakicë dhe 22 subjekte të shitjes më shumicë. Njësitë Urbane dhe Njësia e Farkës qëndrojnë në krye sa i përket bizneseve të reja të ndërtimit të hapura gjatë vitit 2020.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

5614 jetë të humbura më shumë në 2020-ën, rritje me 25%, Lezha, Elbasani, Tirana, qarqet më të goditura nga covid-19

Postimi mëparshëm

Sipërmarrësit shqiptarë në Itali u rritën gjatë pandemisë, +6%, në total 49,748

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.