Ekonomi

Veriu bëhet më tërheqës për vendasit, rritet numri i vizitorëve me 47.3% gjatë T1 2021

0

Instituti i Statistikave ka publikuar së fundmi treguesit statistikorë rreth akomodimit për turizmin shqiptar, tregues të cilët janë përpunuar nga “Scan Intelligence Unit”. Po çfarë tregojnë të dhënat? Ato ndjekin një trend në rritje për tremujorin e parë të vitit 2021, krahasuar me një vit më parë, kjo padyshim për shkak të zbutjeve të masave ndaluese të pandemisë si pasojë e fushatës së vaksinimit. Nga të dhënat e përpunuara, të pasqyruara dhe në grafikun më poshtë shohim se është rritur numri i vizitorëve gjithsej me 6.3%. Nëse do të flisnim për vizitorët rezident ose jo-rezident, gjithashtu edhe këta dy tregues kanë pësuar rritje në tremujorin e parë të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar. Numri i vizitorëve vendas është rritur me 10.1%, ndërsa ai i vizitorëve të huaj është rritur me 1.8%.

Nga ana tjetër numri i netë qëndrimeve nuk ka pësuar të njejtin ndryshim si numri i vizitorëve. Numri i netë qëndrimeve gjithsej është ulur me 7,0%, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2020. Ndërsa dy treguesit e tjerë pra numri i netë qëndrimeve nga vizitorë resident është ulur me 16.4%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorë jo-rezident ka pësuar një ndryshim pozitiv duke u rritur me 7%.

Nga të dhënat sipas rajoneve për numrin e vizitorëve në strukturat akomoduese, shohim se rënien më të madhe krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020 e ka patur rajoni i jugut për vizitorë të huaj me 30.3%. Një rritje të ndjeshme ka pësuar rajoni i veriut për vizitorët rezidentë me 47,3%, e ndërsa për vizitorë jo-rezident ky rajon regjistron ulje me 3,9%. Gjithësesi, sipas INSTAT në tremujorin e parë 2021, numri më i lartë i vizitorëve rezulton në “Rajonin Qendër“

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Lista e borxheve të institucioneve, kryesojnë “super ministritë” dhe Bashkitë e qarkut Tiranë, – Presidenca, Bujqësia, KLGJ dhe Bashkia Shkodër, më të “ndershmet”

Postimi mëparshëm

Shqipëria dhe rajoni në fokus të kompanive europiane, – Raporti i Institutit të Vienës: Kompanitë europiane duan të lëvizin. Farmaceutika, automotivet dhe IT janë “gati”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.