Ekonomi

Remitancat u rritën me 6.5% në 2019, jemi të parafundit në rajon, me “vetëm” 343 euro për frymë

0

Të dhënat më të fundit nga Eurostat tregojnë se gjatë vitit të kaluar, remitancat në vendin tonë kapën vlerën e 987 milionë eurove, nga rreth 926 milionë euro, që ishin gjatë vitit paraardhës, pra në rritje me 6.5%. Edhe vlera e parave të dërguara nga Shqipëria drejt vendeve të tjera është rritur lehtë, me rreth 4 milionë euro, për të prekur shifrën e 77 milionë eurove.

Ndërkaq, sa i përket remitancave, 618 milionë euro, ose 63% e totalit vijnë nga vendet brenda Bashkimit Europian, ndërsa pjesa e mbetur, nga jashtë unionit.


Në shifra absolute, Shqipëria ka nivelin e tretë më të lartë të remitancave në Ballkanin Perëndimor, pas Serbisë dhe pas Bosnje Hercegovinës. Nga të dhënat e përpunuara nga “Scan Intelligence Unit”, rezulton se, për frymë, në Europë, Shqipëria në 2019, numëron mesatarisht 343 euro remitanca. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, kjo është norma e parafundit më e ulët, më e lartë vetëm se Maqedonia e Veriut, që numëron vetëm 98 euro për frymë remitanca në vit.

Mes të gjitha vendeve të Europës të analizuara ndërkohë, Shqipëria rezulton të jetë e 8-ta sa i përket fluksit më të madh te remitancave për frymë në vit. Në kontinentin e vjetër, Kosova mban vendin e parë, me rreth 473 euro për frymë në vit. Në tabelën më poshtë bie në sy edhe pozicioni i Gjermanisë në vendin e fundit, me vetëm 10 cent remitanca pë frymë në vit.

Sa i përket dërgesave ndërkohë, jemi në pjesën fundore të tabelës, pasi me vetëm 26.8 euro për frymë dërgesa, zëmë vendin e 10-të nga fundi në Europë, por, jemi të dytët në rajon, madje më mirë edhe se Serbia. Vetëm Mali i Zi rezulton të jetë më “zemërgjerë” se ne me dërgesat jashtë vendit për frymë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

12% më shumë vdekje këtë vit Instat: Në 9-mujorin e këtij viti, mbi 1800 humbje jete më shumë se vjet, Tirana, rekord

Postimi mëparshëm

Shpërndarja e virusit sipas qarqeve – Tirana, Gjirokastra dhe Lezha me më shumë raste për 1 mijë banorë, Durrësi, Elbasani dhe Dibra, me më pak

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.