Ekonomi

Prodhimi, me ndryshime pozitive në T3 2021/ Sektori i energjisë elektrike me rritje të shitjeve deri në 70%

0

Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregonin se aktivitetet e shërbimeve kishin pësuar ndryshime pozitive për tremujorin e tretë, gati në të gjithë treguesit. Ndërkohë, le të shohim se si paraqitet prodhimi për tremujorin e tretë të këtij viti. Të dhënat sinjalizojnë ndryshime pozitive edhe sa i përket treguesve të të mirave, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020. Rritja më e madhe vërehet në indeksin e shitjeve neto për aktivitetin “Enrgji elektrike, Gaz dhe Avull”, me gati 70%. Ky aktivitet gjithashtu ka pësuar ndryshim pozitiv në indeksin e prodhimit në volum, me 12.1%, si dhe në fondin e pagave me 3.8%. Nga ana tjetër, aktiviteti “Energji elektrike, Gaz dhe Avull” ka pësuar rënie në indeksin e numrit të të punësuarve, me -0.7%.

Me rritje paraqitet dhe sektori i “Industrisë”, në të gjithë indekset, ku indeksi i shitjeve neto është rritur me 19%, ndërsa ai i prodhimit në volum është rritur me 12.2%. Indeksi i numrit të të punësuarve dhe ai i fondit të pagave, për këtë aktivitet, janë rritur me 0.3% dhe 10.9% përkatësisht. Nga ana tjetër, numri i të punësuarve dhe fondi i pagave kanë pësuar rënie për aktivitetin “Grumbullim, trajtim dhe furmizim me ujë”. Këto tregues regjistrohen në -4.7% dhe -0.6%. Megjithatë, për këtë aktivitet, rritje ka pësuar indeksi i shitjeve neto, me 7.3% dhe indeksi i prodhimit , me 6.1%.

Po si paraqiten treguesit e sektorit të “Ndërtimit”? Të dhënat tregojnë rritje në të katër indekset. Indeksi i shtijeve neto në volum për aktivitetin “Ndërtim” ka pësuar rritje, me 1.7%, ndërsa ai i prodhimit në volum është rritur, me 1% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020. Po të flasim për indeksin e numrit të të punësuarve dhe atë të fondit të pagave, shifrat tregojne rritje me 2.2% dhe 7.3% përkatësisht.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shërbimet vijojnë me rritje edhe në T3/ Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritjen më të madhe, deri në 123%

Postimi mëparshëm

Nëntori ul aksidentet rrugore/ Tirana dhe Durrësi qarqet me më shumë viktima

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.