Ekonomi

Prodhimi bujqësor dhe blegtoral, 12.6% rritje çmimesh/ Analiza e shifrave për periudhën 2015-2021, nga drithërat te mishi

0

Indeksi i prodhimeve bujqësore gjatë vitit 2021 regjistron një rritje me 12.6%, krahasuar me vitin 2015. Kështu indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 112.6 nga 100 që është vlera e vitit 2015-të. Nëse do të flasim për prodhimet bimore rritja në harkun kohor të këtyre viteve arrin në 14.8%. Të dhënat tregojnë se rritja më e madhe në gjashtë vitet e fundit vihet re në prodhimin e bimëve industriale me 40%, ndjekur nga frutat me 32.7%. Po ashtu rritje të lartë të çmimeve ka shënuar vera, me 31.9%. Patatet gjithashtu paraqiten me rritje, deri në 26.5%, ndërsa perimet që nga viti 2015-të janë rritur 17.2%. Nga analiza e shifrave interesante janë të dhënat sa i përket indeksit të çmimeve të drithërave. Shifrat tregojnë se çmimet e drithërave në gjashtë vite kanë pësuar rënie me 3.3%. Me rënie po ashtu regjistrohen edhe agrumet, me 10.5%.

Nga ana tjetër, çmimet në blegtori shënuan një rritje në mesataren e tyre dhe një tendencë rritje po ashtu kanë shënuar edhe çmimet e produkteve kryesore. Indeksi vjetor i çmimeve të këtyre prodhimeve shënon 109.7 dhe rritja që nga viti 2015-të shihet të jetë me 9.7%. Çmimet e mishit peshë e gjallë janë rritur me 10.3% në harkun e gjashtë viteve. Rritjen më të lartë nga prodhimet e blegtorisë shihet ta ketë regjistruar mishi i derrit ndjekur nga mishi i kafshëve të imtave. Nga të dhënat e ndryshimit të çmimeve për prodhimit e blegtorisë vihet se të gjitha paraqiten me rritje krahasuar me vitin 2015-të.

“Scan Intel” po ashtu ka analizuar edhe ndryshimin vjetor të çmimeve për këto produkte. Gjatë vitit 2021, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore shënoi rritje me 7.4%, krahasuar me vitin 2020. Nga ana tjetër, çmimet për prodhimet bimore janë rritur me 10.8%, ndërsa ato blegtorale janë rritur me 3.1%, krahasuar me një vit më parë. Ndër produktet që pësuan rritjen vjetore më të ndjeshme të çmimeve janë patatet me 28%, ndjekur nga bimet foragjere me 20.7%, drithërat me 12.5%, ullinjtë me 14.5% dhe frutat me 15.3%. Po ashtu me rritje janë edhe bimët Industriale, qumështi dhe çmimet e grupit “Mish peshë e gjallë”. Shifrat tregojnë se janë disa nga grupet të cilat kanë pësuar rënie të çmimeve krahasuar me vitin 2020. Ndër këto grupe mund të përmendim agrumet me 7.5%, verën me 1.1%,dhe vajin e ullirit me 0.3%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Jemi më të varfërit në Europë/ Eurostat: Shqipëria, me të ardhura për frymë 4 herë më të ulta se Bashkimi Europian

Postimi mëparshëm

Azilantët në Shqipëri, vetëm nga Afganistani/ Shifrat e 2021, 98.6% Afganë, 1% Sirianë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.