EkonomiSociale

Në Tiranë, 6.9 mln Lekë në vit vjedhjet e sinjalistikës, – Të dhënat e 2020-ës, në Dhjetor u bë “nami”, 2021 duket edhe më keq

0

Gati në të gjitha akset rrugore në Shqipëri, sinjalistika vidhet, ndërsa mbajtëset anësore dëmtohen nga aksidentet, por dhe nga vetë qytetarët, të cilët më pas i shesin këto objeket për skrap. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e Bashkisë së Tiranës mbi dëmtimet dhe vjedhjet e sinjalistikës rrugore, për të kuptuar se sa ka qenë vlera e këtyre objekteve dhe si ka ndikuar pandemia në këtë fenomen. Në të dhënat e analizuara, janë përmbledhur dëmtimet dhe vjedhjet në rrjetin e ndriçimit, dëmtimet në semaforë dhe gjithashtu dhe dëmtimet në sinjalistikën rrugore.
Nga përpunimi i të dhënave del se viti 2020 ka vlerë më të madhe të objekteve të dëmtuara sa i përket sinjalistikës rrugore krahsuar me vitin 2019. 6 milion e 906 mijë e 595 lekë llogaritet vlera e dëmtimeve në sinjalistikë, në semafora dhe ndriçim. Gjatë vitit 2019 kjo vlerë ishte më e ulët dhe llogaritej në 4 milion e 503 mijë e 302 lekë. Nga të dhënat del se pandemia ka shtuar vjedhjet e sinjalistikës rrugore.

Muajt që janë shënuar me shumë vjedhje gjatë vitit 2020 janë muajt shtator, nënëtor dhe dhjetor. Vlera e këtyre muajve së bashku shkon deri në 4 milion e 488 mijë e 165 lekë. Semaforët janë objektet që llogarisin vlerën më të lartë për vitin 2020 ku, në muajin dhjetor, objektet e dëmtuara dhe të vjedhura kanë prekur një shifër më të lartë se muajt e tjerë, deri në 2 milion e 18 mijë e 592 lekë. Muaji që ka shënuar vlerën më të vogël të objekteve të dëmtuara apo vjedhur gjatë vitit 2020 është muaji Prill me një vlerë prej 39 mijë e 40 lekë ndërsa për vitin 2019, gjatë muajit gusht vlera e këtyre objekteve është 0.

Sa i përket vitit 2021, për dëmtimet e sinjalistikës rrugore, deri në muajin Maj kur disponohen të dhënat, shohim se vlera e tyre ndejk një trend rritës. Deri në këtë muaj vlera e dëmtimeve dhe objekteve të vjedhura shkon deri në 4 milion e 142 mije e 199 lekë. Krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2020, kjo shifër është shumë herë më e lartë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Lezhianët, ata që kursyen më shumë! Rritën me 2.8% depozitat në T2, Korçarët dhe Durrsakët, të fundit

Postimi mëparshëm

Kryeqytetasit, ata me më shumë para në bankë, – 213 mijë lekë për frymë. Lezhianët, të fundit, me vetëm 80 mijë lekë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.