Ekonomi

Ndërtimi “lokomotiva” e ekonomisë/ Nxiti PBB të rritet me 5.97% në T1 2022, bashkë me pasuritë e paluajtshme

0

Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të parë të vitit, tregojnë të dhënat nga Instituti i Statatistikave. Kjo rritje fiksohet në 5.97%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, ndërsa nga ana tjetër konsumi final i popullatës ka pësuar rritje me 8.63%. Shifrat tregojnë se gjatë tremujorit të parë të vitit padyshim që ndërtimi është “lokomotiva” e ekonomisë. Ky zë regjistron kontributin më të lartë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me 1,95 pikë përqindje. Zëri i dytë me kontributin më të lartë është tregtia dhe transporti me 1.55 pikë përqindje, ndjekur nga aktivitetet e pasurive të paluajtshme. Dega e cila ka dhënë kontibutin më të vogël në rritjen e përgjithshme të prodhimit është bujqësia, pyjet dhe peshkimi si dhe informacioni dhe komunikacioni me 0.01 pp dhe 0.03 pp respektivisht. Shifat po ashtu tregojnë se grupi “Arte, argëtim dhe çlodhje” si dhe “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” kanë kontribuar negativisht në prodhim me 0.35 pikë dhe 0.18 pikë.

Nëse në analizë marrim ndryshimin e degëve kryesore, shohim se për këtë tremujor ndërtimi ka shënuar dhe rritjen më të madhe, me 25.49%. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme janë grupi i dytë me rritjen më të madhe të regjistruar, deri në 14.86%. Nga ana tjetër, rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe grupe si “Aktivitete financiare dhe të sigurimit” dhe “Aktivitete shkencore, profesionale e teknike” me 11.96% dhe 11.88%. Gjatë tremujorit të parë të vitit, krahasuar me një vit më parë, rënie ka pësuar zëri “Arte, argëtim dhe çlodhje” me 14.44%. Kjo tregon se prodhimtaria e fushës së artit nuk është përkthyer në të ardhura për tremujorin e parë të vitit 2022. Një degë tjetër e ekonomisë e cila paraqitet me rënie është “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 1.29%.

Ndërkohë, krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e katërt të vitit 2021, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto është rritur me 1.56%, ndërsa ndryshimet e disa komponentëve paraqiten me rënie. Kështu, rënien më të lartë përsëri e regjistrojnë artet me 3.13%, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 2.80%, industria nxjerrëse me 2.73%, administrata publike me 1.54%, po ashtu edhe bujqësia me 0.14%. Ajo që del në pah përmes të dhënave është se dega “Ndërtim” shihet të ketë pësuar rënie krahasuar me tremujorin paraardhës me 0.73%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pakësohen sërish lekët e shqiptarëve/ Depozitat në lekë tkurren gjatë majit për të 4-tin muaj me radhë, rriten ato në valutë

Postimi mëparshëm

Mishi, sa konsumojmë dhe nga vjen? 68,5 kg për frymë në vit, 20% e konsumit vjen nga vetëm 10 shtete

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.