Ekonomi

Më shumë peshk në vitin 2021/ Rritet sasia me 9.53% si pasojë e peshkimit, peshku i rezervateve i vetmi me rënie

0

Sasia e peshkut përgjatë vitit 2021 është rritur me 9.53%, referuar publikimit të “Institutit të Statistikave” mbi statistikat e peshkimit. Peshkimi në të gjitha kategoritë ujore regjistrohet në 18,503 tonë nga 16,893 tonë që ishte gjatë vitit 2020. Sipas shifrave, akuakultura është kategoria ujore e peshkimit e cila zë përqindjen më të lartë të peshkimit me 43.60%. Kjo kategori pasohet nga peshkimi detar me 28.06% të peshës dhe nga peshkimi në ujërat e brendshme me 19.15% të peshës. Nga analiza e të dhënave shohim se kategoria ujore “ Akuakultura” ka pësuar rënie të sasisë me 8.31%. Rikujtojmë se përgjatë vitit 2020, akuakultura zinte 52.09% të peshkimit dhe se kishte rritjen më të lartë të sasisë së peshkut. Kështu, nga ky raport i të dhënave për vitin 2021 kuptojmë se sasia e peshkut të zënë është rritur si pasojë e peshkimit dhe jo nga rezervatetet. Gjatë vitit që lamë pas rritjen më të madhe e ka shënuar kategoria “Laguna” me 248% të peshkimit gjithsej, pasuar nga kategoria “Bregdeti” me 127% dhe Kategoria “Molusqe” me 108%.

Nëse do të flisnim për peshkimin sipas specieve kryesore shohim se për ujërat detare dhe bregdetare, specia me peshën më të lartë është “Açuga” me 19.04% ndaj peshkimit gjithsej. Gjatë vitit 2021 janë zënë rreth 1.200 tonë të kësaj specie. Karkaleci i thellësisë është specia e dytë me peshën më të madhe me 1,034 tonë, ndjekur nga merluci dhe sardelet me 703 tonë dhe 671 tonë. Përsa i përket peshkimit në ujërat e brendshme, specia e cila rezulton me sasi më të lartë në tonë është karasi me 930 tonë, ndjekur nga krapi dhe skorta me 654 tonë dhe 614 tonë.

Referuar INSTAT, në vititn 2021, janë 752 subjekte të licensuara për të ushtruar aktivitetin e peshkimit dhe numri i tyre është rritur me 32 subjekte, krahasuar me vitin 2020. Në vitin 2021, porti me numrin më të madh të anijeve të licensuara është porti i Durrësit me 37,90% të flotës së përgjithshme. Porti i Vlorës ka 31,12% të numrit të përgjithshëm të flotës, pasuar nga porti i Sarandës me 14,76%. Portet e peshkimit me përqindjet më të vogla të subjekteve të licensuara për peshkim janë ato të Lushnje-Fier me 2,26% dhe Himarës me 1,73%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Makina, “hajduti” i shtëpisë/ Na kushton rreth €3400 në vit, ose sa 34% e pagës mesatare të një çifti

Postimi mëparshëm

Agroturizmi, sektori me potencial zhvillimi/ Renditja dhe analiza e të ardhurave dhe fitimeve për 20 ferma agroturistike të regjistruara, cila kryeson

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.