Ekonomi

Mbi 40% e të punësuarve, “punë krahu”/ Industria përpunuese dhe ndërtimi kryesojnë tregun e punës në Shqipëri

0

Thuajse një në pesë të punësuar në vendin tonë punon në industrinë përpunuese. Vrojtimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon kështu se 19% e të punësuarve në Shqipëri janë të përqëndruar në industrinë përpunuese, e cila zë edhe peshën kryesore sa i përket punësimit. Kjo industri përfaqësohet kryesisht nga ajo fasone. Ndërkohë, 12% e të punësurave në vend janë në sektorin e ndërtimit, që zë vendin e tretë, pas shërbimeve administrative me 13%. Ndjek arsimi me 10%, tregtia me 8% dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 7%. Në sektorin e shëndetësisë janë të përqëndruar 6% e punonjësve dhe në atë të bujqësisë, vetëm 5%, pavarësisht se bëhet fjalë për shtyllën kryesore të ekonomisë së vendit. Sektorë si ai i aktiviteteve financiare apo të komunikimit përfaqësojnë jo më shumë se 3% të të punësurave në vendin tonë në total.

Ndërkohë, rreth 42% e të punësurave në vendin tonë, duket të bëjnë “punë krahu” në pjesën dërrmuese, ku përfshihen edhe sektorë të tjerë veç industrisë përpunuese, ndërtimit dhe bujqësisë, si: energjia elektrike, gazi, furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve etj. Por, nga ana tjetër, në këtë përqindje nuk janë përfshirë sektorë si magazinimi, riparimi i automjeteve dhe motocikletave, etj, pasi është e pamundur t`i klasifikojmë vecmas.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia, Shqipëria qendrore si Lombardia/ 2.7 vite jetë të humbura për qendrën e Shqipërisë, ndër 5 rajonet më të goditura në Europë

Postimi mëparshëm

Lindshmëria, Shqipëria në fund të Europës/ Vetëm 1.34 lindje për grua, mes 5 vendeve të fundit në kontinent

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.