Ekonomi

Lufta na gjeti të papërgatitur/ Prodhimi i grurit ra gjatë 2021-shit, zëvendësohet nga misri. Perimet në rritje

0

Për vitin 2021 Shqipëria prodhoi 691 mijë tonë drithëra, nga të cilat 414 mijë ton misër, 225 mijë ton grurë dhe 15 mijë ton Elb, rezerva këto qe konsumohen ende gjatë 2022 duke pasur parasysh se gruri mbillet gjatë vjeshtës dhe korret gjatë muajit korrik. Për këtë arsye, “Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare të prodhimit të drithërave dhe kryesisht të grurit për të kuptuar sesi ka ndryshuar produktiviteti dhe sipërfaqja e prodhimit gjatë 10-vjeçarit të fundit në vendin tonë.

Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se prodhimi i drithërave për vitin 2021 fiksohet në 691,353 tonë, duke shënuar një rritje me 1% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që sipërfaqja totale e mbjellë me drithëra është 134,339 ha. Qarqet me prodhimtari më të lartë rezultojnë të jenë Fieri me 168,385 tonë, ndjekur nga Elbasani me 98,249 ton dhe Korça me 85,094 ton drithëra për vitin 2021. Kështu, vitet me prodhimtarinë më të lartë të drithit në vend rezultojnë të jenë 2011-ta me 701 mijë ton, 2013-ta me 702,9 mijë ton, 2014-ta me 700,4 mijë ton dhe 2017-ta me 701,7 mijë ton.

Në Shqipëri prodhimi i grurit për vitin 2021 fiksohet në 225 mijë ton, dhe misri në 414 mijë ton. Prej të cilave, 23,990 tonë kultivohen në Lushnjë, 18,282 ton në Fier, 15,000 ton në Maliq, 12, 150 ton në Divjakë, 10,900 ton në Korçë dhe 10,040 në Belsh.

Nësë analizën tonë e fokusojmë ndër vite, 2010, 2011, 2012, 2013 shënojnë vitet me produktivitetin më të lartë sa i përket kulturës së grurit, përkatësisht me 294,9 mijë ton 292,8 mijë ton, 300,2 mijë ton dhe 294 mijë ton. Ndërkohë që rendimenti i grurit në Shqiperi krahasuar me vitin paraardhës ka shënuar rënie më 4%, e kundërta ka ndodhur me kulturën e misrit e cila ka shënuar rritje përpjestimore, me 4%. Shifrat zyrtare të INSTAT flasin gjithashtu për një rritje të prodhimtarisë së drithëravë të tjera, si thekra dhe elbi. Sa i përket sipërfaqes, në Shqipëri në 54,514 ha kultivohet me grurë dhe në 58,288 ha kultivohet misër. Qarqet me rendimentin më te lartë të prodhimit të grurit në vend janë qarku Dibër me 47,1 Kv/ha, qarku Tiranë me 46,2 Kv/ha, qarku Fier 44,2 Kv/ha dhe qarku Berat me 42,4 Kv/ha.

Duket se fermerët shqiptarë kanë parë si alternativë më fitimprurëse kultivmin e mistrit kundrejt kulturës së grurit me nga 362 mijë ton misër për 2010 në 414,3 mijë ton misër për 2021.
Ndërkohë që me një normë mbi ½ të grurit të importuar deri vjet nga Rusia dhe Ukraina, sanksioneve të vëna nga Perëndimi për shkak të luftës, duket se Shqipërisë do ti duhet të rikthejë fokusin drejt zhvillimit bujqësor të të gjithë kulturave të drithit dhe prodhimit vendas perkundrejt atyre të importit.

Ndërkohë, referuar po shifrave më të fundit të INSTAT në lidhje me prodhimin bujqësor konstatojmë se 2021 mund të konsiderohet “viti i artë” për perimet. Kështu, prodhimtaria e tyre ështe rritur 3,28 % krahasuar me vitin 2020, duke arritur në vlerën e 1.338.218 tonëve. Sa rezulton nga shifrat, do të duhet të shtojmë konsumin e perimeve dhe të reduktojmë atë të drithërave për një në përiudhë të paktën afashkurtër.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Investimet e huaja, surprizon Gjermania/ Për herë të parë “rrëmben” kryesimin. Pasuritë e paluajtshme “rrëzojnë” industrinë nxjerrëse

Postimi mëparshëm

Maji, rekord turistësh të huaj/ 83,9% më shumë hyrje, numri më i lartë në shtatë vitet e fundit, Spanja me rritjen më të madhe

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.