Ekonomi

Lëvizjet e shtetasve, në muajin mars 78.6% më shumë të huaj se një vit më parë. Kosova dhe Zvicra me rritjen më të madhe

0

Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin Mars të këtij viti, të publikuar nga Instituti i Statistikave, paraqesin një rritje të këtij treguesi krahasuar me muajin Mars të vitit 2020. Rritja regjistrohet deri në 44.8% për këtë muaj, por duhet marrë parasysh se muaji Mars i vitit të kaluar ishte pikërisht periudha kur u identifikuan rastet e para me Covid-19 dhe vendi hyri në karantinë. Në Mars 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 170.279, shifër në rritje 78.6%. Sa i përket daljeve të shtetasve shqiptarë nga vendi është 225 768, gjithashtu një shifër dhe kjo në rritje me 45,6% krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë tremujorit të parë të 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 38,3% dhe Zvicra me 32,7%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 83,5% dhe Anglia me 70,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020

Për sa i përket hyrjeve sipas qëllimit, vizitat për qëllime personale janë ato që dominojnë tregojnë të dhënat. 160 943 kanë qenë hyrjet e shtetasve të huaj sipas qëllimeve personale dhe 9 336 është numri i vizitave për qëllime biznesi. Krahasuar me muajin mars të vitit 2020 sa i përket ndryshimit vjetor sipas qëllimeve, lëvizjet për qëllime personale janë rritur me 81.9% dhe për qëllime biznesi me 36.8%

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Statistika për zgjedhjet parlamentare 2021

Postimi mëparshëm

PBB prek rekord historik në T1, në 1.68 trilionë lekë, borxhi publik zbret në 75% të PBB

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.