Ekonomi

Kush i financon pagat e shqiptarëve? Biznesi paguan 46.4%, vetë familjet 41.7%, ndërsa administrata 11.2%

0

Produkti i brendshëm Bruto (PBB) është një ndër indikatorët kryesorë për matjen e situatës së pëgjithshme ekonomike të një vendi. Veç madhësisë së ekonomisë, ecurisë së saj, peshës së sektorëve të ndryshëm, ky tregues na jep të dhëna edhe për një indikator tejet të rëndësishëm, siç është struktura e pagave.

Kështu, referuar publikimit më të fundit të INSTAT në lidhje me llogaritë kombëtare sipas sektorëve institucionalë dhe të dhënave të PBB për vitin 2019, Sektori Jo-Financiar zë peshën më të madhe, me 45% sa i përket kompensimit të punonjësve, i ndjekur nga Sektori i Familjeve me 41.7%, administrata publike 11,2%, dhe në fund sektori financiar, me 1.4%. Pavarësisht kontributit më të vogël që ka në strukturën e pagave, ky sektor ofron pagat më të larta në vend.

Pra, Sektori Jo-Financiar ose prodhuesit e të mirave dhe shëbimeve që përbëjnë peshën kryesore të PBB se bashku me sektorin financiar, kontribuojnë me 46,4% në strukturën e kompensimit të punonjësve. Në Sektorin Financiar operojnë një numër më i vogël njësish institucionale, të cilat përbëjnë 1,4 % të kompensimit të punonjësve. Sektori i Institucioneve Jo-fitimprurëse në Shërbim të Familjeve përbën pjesën më të vogël të kompensimit të punonjësve me 0,7%.

Kompensimi i pagave i referohet jo vetëm pagave, por edhe kontributeve sociale, dhe këto të dhëna tregojnë se mbi 40% e kompensimit të punonjësve financohet nga vetë familjet.Referuar INSTAT, Sektori i Familjeve përfshin individë apo grupe individësh që operojnë si prodhues mallrash dhe shërbimesh jofinanciare për konsum final vetjak. Pra, përfshin një pjesë të madhe të të vetëpunësuarve dhe bizneseve familjare.

Në vitin 2019, treguesi “Kompensimi i Punonjësve” zë 70,63 % të vlerës së shtuar bruto. Përgjatë viteve 2015 – 2019, vihet re një trend në rritje i këtij treguesi, duke ndjekur të njëjtin trend me vlerën e shtuar bruto, për ekonominë gjithsej.

Kështu, pesha e sektorit jo-financiar është e vetmja qe ka pesuar një rritje nga 41.5% në 2015 në 45% në 2019. E kundërta ka ndodhur me Sektorin e Administratës Publike, Sektorin Financiar, Sektorin e Familjeve dhe IJF në shërbim të familjeve të clët kanë pësuar rënie për përiudhën 2015-2019 me përkatësisht nga 13.1% në 11.2%, nga 1.6% në 1.4%, nga 42.9% në 41.7% dhe 0.8% në 0.7%.


*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Zhvillimi i qëndrueshëm, ku renditet Shqipëria? Pozicionohet në vend të 61-të në botë, regjistron progres modest në arritjen e objektivave

Postimi mëparshëm

Të ardhurat e shqiptarëve, të paqëndrueshme/ Banka Qendrore e Austrisë: Mbi 60% raportojnë “goditje”, vendi i parë në rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.