Ekonomi

Kursimet e shqiptarëve. Me pandeminë, shifra më e lartë që prej 2012-ës, Gushti muaji me më shumë kursime

0

Depozitat e shqiptarëve në sistemin bankar kanë prekur vlerën e 1 trilionë e 81 miliardë lekëve, ç`ka përkthehet në rreth 8.74 mld euro. Të dhënat i referohen muajit tetor dhe tregojnë se depozitat janë rritur me 0.3% krahasuar me muajin paraardhës, për të prekur nivelin më të lartë historik. Gjatë muajve të pandemisë është vënë re një tendencë në rritje për të kursyer, dhe këtë tashmë e vërtetojnë edhe shifrat. Mesatarja mujore e rritjes së depozitave gjatë periudhës kohore mars-tetor, pra që kur ka shpërthyer pandemia dhe kriza që e ka shoqëruar, flet për një normë rritje pranë 0.5%. Kjo normë është më e larta që prej vitit 2012, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të viteve të mëparshme, pra mars-tetor. Vetëm në vitin 2012, me një normë pranë 0.7% rritje mesatare mujore, shqiptarët kursenin më shumë gjatë mars-tetorit, sinjalizojnë të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të përpunuara nga “Scan Intelligence Unit”. Në vlerë absolute ndërkohë, kursimi i shqiptarëve gjatë pandemisë fiksohet në rreth 39 mld lekë, që përkthehet në përafërsisht 315 mln euro rritje të depozitave.

Po t`i analizojmë të dhënat për frymë, rezulton se, shqiptarët kanë në bankë rreth 3071 euro mesatarisht. Vetëm gjatë periudhës së kohëzgjatjes së pandemisë ndërkohë, kursimi mesatar për frymë fiksohet në rreth 110 euro.
Nga analizimi dhe përpunimi i imtësishëm i të dhënave të Bankës së Shqipërisë, dalin në pah edhe të dhëna mjaft interesante sa i përket periudhës së vitit kur shqiptarët kursejnë më shumë apo edhe më pak. Të dhënat tregojnë se muaji gusht rezulton të jetë ai me rritjen më të madhe mujore të depozitave, ndërkohë që edhe dhjetori rezulton të ketë norma të larta rritje, këto dy muaj përkojnë jo rastësisht me periudhën e rikthimit të emigrantëve në atdhe, ku edhe remitancat janë për rrjedhojë më të larta. Sa i përket muajve ku kursimi duket të jetë më i ulët, periudha mars-prill-maj-qershor duket të jetë ajo që ka frekuencën më të lartë ndër muajt me rënien më të madhe të depozitave të shqiptarëve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rriten sigurimet e pronës dhe sëmundjeve. Tërmeti dhe pandemia nxisin trendin, rënie e ndjeshme e siguracioneve motorike

Postimi mëparshëm

Masat shtrënguese, ku renditet Shqipëria? Të 36-tët në botë! Mes 2 dhe 11 nëntorit, kemi shijuar “lirinë” maksimale

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.