Ekonomi

Kur mbarojnë rrugët kryesore? Rruga e “Arbrit” dhe “Kardhiq-Delvinë”, vitin e ardhshëm, “Qukës-Qafë Plloçë” në 2023

0

Disa segmente të rëndësishme të infrastrukturës rrugore të Shqipërisë, me rëndësi strategjike, janë në proces ndërtimi, si rruga e “Arbrit”, që lidh kryeqytetin me zonën verilindore të vendit, rruga” “Kardhiq-Delvinë”, që do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes Gjirokastrës dhe Sarandës, duke e bërë këtë të fundit më të aksesueshme për të gjithë, si dhe aksi “Qukës-Qafë Plloçë”, që do të afrojë Korçën, një prej destinacioneve kryesore turistike të viteve të fundit, edhe më shumë me pjesët e tjera të Shqipërisë. “Scan Intelligence Unit” ka kontaktuar Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) për të mësuar diçka më shumë në lidhje me progresin e punimeve nëpër këto 3 akse kryesore, si dhe përfundimin e punimeve. Për rrugën e “Arbrit”, sipas ARRSH, punimet deri më tani janë realizuar në masën 73%. Sa i përket aksit “Kardhiq-Delvinë” ndërkohë, punime janë duke u kryer në 4 lote, ku progresi i punimeve në tre lotet e para, atë 4, 5 dhe 6, fiksohet në 92% deri tani. Për lotin e fundit ndërkohë, atë 7 (tuneli i Skërficës) realizimi është në masën 40%. Sa i përket aksit “Qukës-Qafë Plloçë”, i ndarë në tre segmente, për dy të parët, masa e realizimit është mbi 91%, ndërkohë që për segmentin 3, fiksohen në 51%. “ARRSH” sqaron se, për të përfunduar të plotë projektin, nevojitet një financim shtesë, ku përpjekjet janë fokusuar në negociatat me Bankën Islamike për Zhvillim. Plotësimi i financimit pritet të kalojë në Parlament, sqaron ARRSH.

Por, kur pritet të jenë të përfunduara dhe të aksesueshme për publikun këto tre akse të rëndësishme për vendin? ARRSH sqaron se rruga e “Arbrit” do të jetë e përfunduar në Mars të vitit 2022, “Kardhiq-Delvinë” në muajin Gusht të vitit 2022, ndërkohë që për përfundimin e plotë të aksis “Qukës-qafë Plloçë”, do të duhet të kalojnë dhe 22 muaj të tjerë pas plotësimit të financimit. Pra, ky aks nuk do të jetë i përfunduar përpara prillit të vitit 2023.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Maji rrit aksidentet! Në Lezhë, “rrugët e vdekjes”, qarku me më shumë viktima

Postimi mëparshëm

Turizmi vazhdon të jetë në krizë. “Sektori” pëson rënie në të gjithë treguesit gjatë T1 2021

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.