Shqipëria renditet e 5-ta për normën e papunësisë në rajon, e 3-ta për normën e PBB për frymë, e 1-a për normën e varfërisë në rajon, e 4-ta për mbeshtetjen sociale dhe e 3-ta për normën e inflacionit, referuar të dhënave zyrtare të publikuara së fundmi nga Banka Botërore. Kështu, ndërsa lexojmë ndër rreshta, shtrohet pyetja nëse duhet vendet e Ballkanit Perëndimor të konkurrojnë mes tyre apo fqinjësia e mirë është zgjidhja e dilemave të kohës. Përgjigjen sa më sipër e japin si gjithnjë shifrat, ndaj “Scan Intel” ka marrë në analizë disa nga treguesit kryesorë ekonomikë për Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kosovën dhe Serbinë, bazuar gjithmonë në raportin e World Bank.
Papunësia totale dhe norma e papunësisë tek të rinjtë: Në krahasim me rajonin, Shqipëria sipas Bankës Botërore, është në pozita më të forta vetëm se Serbia 11%, me përkatësisht 11,5% të papunë në raport me popullsisë. Kosova ndërkohë projektohet si vendi me numrin më të lartë të të papuneve gjithsej në rajon me 24,5%.Kjo shifër i referohet vitit 2020, pasi vlera për 2021 mungon në raportin e Bankës Botërore. Për Bosnjen, kjo normë fiksohet në 17,4% mbi % e popullsisë-së, për Malin e Zi në 16,6% dhe për Maqedoninë e Veriut në 15,7%.
PBB për frymë: Sipas të dhënave të Bankës Botërore, për vitet 2019-2021, PBB për frymë për vendin tonë prek vlera nga $15,393 në $17,245 në vit. Malazezët mbajnë vendin e parë me 22,128$ të ardhurat për frymë të ndjekur nga qytetarëe e Serbisë me 21,243$ për frymë në vit. Shqipëria le pas në renditjë qytetarët boshnjake dhe maqedonas me 14,110 $ dhe 13,890 $ për frymë në vit.
Shkalla e varfërisë (% e popullsisë): Me një normë pranë 22% të popullsisë në rrezik varfërie, Shqipëria mban vendin e parë në Ballkanin perëndimor. Norma për Shqipërinë është më e lartë edhe se në të gjitha vendet e tjera të rajonit, ku përfshihen: Kosova (19,4%), Maqedonia e Veriut (17,2%), Mali i Zi (16,2%) dhe Serbia (9,8%). Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Europian për popullsinë në rrezik varfërie fiksohet pranë 21.1%.
Mbështetja Sociale: Referuar të dhënave të sipërpërmendura për vitin 2021, 12,6% e personave që jetojnë në Shqipëri, përfitojnë nga mbështetja sociale shtetërore. Krahasuar me shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, vendi ynë renditet në vend të katërt nga gjashtë të tilla. Pra, ofron një mbështetje të ulët sociale krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Normën më të lartë e mban Bosnje Hercegovina me 19,8% ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 16,9%. Po të shohim me tej në rajon, Serbia ruan gjithashtu një normë të lartë të popullsisë që përfiton nga mbeshtetja sociale, me 13,6%. Me shifrën më të ulët te mbeshtetjes sociale, 7,4%, regjistohen qytetarët e Republikës së Kosovës.
Inflacioni: Shifrat tregojnë se vitet 2019-2021 regjistrojnë një vlerë në rritjë të inflacionit për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, pasojë kjo edhe e ngjarjeve që po ndodhin aktualisht në botë. Kosova ka pësuar rritjen më të lartë të nivelit të pergjithshëm të çmimeve nga 0,2%-3,4% vetëm këto tre vite. I njëjti fenomen, duket se ka ndodhur dhe në Serbi me një luhatje 1.6%-4%, e ndjekur nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Mali i Zi.Theksojmë se viti 2021, ka shenuar një rritje të ndjeshme të nivelit të çmimeve për të gjitha vendet e rajonit.
Të ndodhur në të njejtën anije, atë të së mirës së përbashkët, sna mbetet gjë tjetër veçse bashkëpunimit socio-ekonomik, integrimit rajonal dhe europian si elemente kyç në kontekstin e rimëkëmbjes ekonomike nga efektet negative të pandemisë.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments