Ekonomi

Karburantet dhe kafja, rekord importesh. Prekin nivelin më të lartë që prej 2012-ës gjatë marsit, bien cigaret

0

Shifrat zyrtare të tremujorit të parë të vitit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë sa i përket importit të mallrave të akcizës sinjalizojnë një rekord të ri të importit të karburanteve në vendin tonë gjatë muajit mars, prej rreth 46 mijë tonelatash. Kjo shifër është më e larta që prej vitit 2012 kur edhe të dhënat janë publike. Në terma vjetorë, rritja fiksohet në masën 56.3%. Krahasuar me mesataren e 9 viteve të kaluara ndërkohë, rritja e importit të karburanteve gjatë marsit fiksohet në 43.3%, sinjalizojnë të dhënat zyrtare.

Një tjetër produkt akcize, kafja, ka prekur një rekord historik të 10 viteve të fundit, tregojnë shifrat. Importet e kafes gjatë marsit në vendin tonë kanë prekur shifrën e 862 tonëve, që është shifra më e lartë që prej vitit 2012, kur edhe të dhënat janë publike. Në terma vjetorë, rritja fiksohet në masën 27.5%, ndërkohë që krahasuar me mesataren e 9 viteve të kaluara, rritja është në masën 25.6%.

Nga krahu i kundërt ndërkohë, kemi importin e cigareve, pranë nivelit më të ulët që prej vitit 2015, në vetëm 200 tonë, Kjo shifër është 25.3% më e ulët, ndërkohë që krahasuar me mesataren e 9 viteve të fundit rezulton në një rënie prej 11.7%, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë sa i përket treguesve fiskal.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Azilkërkuesit gjatë vitit 2020, Shqipëria mes vendeve me nivelin më të ulët të statusit të mbrojtjes nga Bashkimi Europian

Postimi mëparshëm

Mosha mesatare e kandidatëve sipas partive. “PD” dhe “PS”, më të plakurat, “Thurje” dhe “LN” vijnë me rekorde, një 17 vjeçar dhe një 80 vjeçar

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.