Ekonomi

IT, profesioni që nuk njeh krizë/ Rritja më e lartë e pagave në tre vite

0

Nëse jeni specialist IT, programues, punonjës në media, telekomunikacion atëherë dukshëm është koha juaj. Kjo tendencë gjithnjë dhe në rritje, mbështetet dhe nga shifrat e publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave mbi pagën mesatare bruto në Shqipëri.

Ndër kontributorët më të mëdhenj në sigurimet shoqërore, referuar të dhënave të grumbulluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë individët e punësuar në sektorin e “Informacionit dhe Komunikimit”. Surprizues ështe fakti se pergjatë tremujorëve të marra në shqyrtim nga “Scan Intel”, paga mesatare bruto për kategorinë e profesionistëve në sektorin “Informacion dhe Komunikacion” ka ardhur gjithnjë në rritje. Kështu, “rroga” e një specialisti të punësuar në sektorin “Informacion dhe Komunikacion” përgjatë tremujorit të parë te vitit 2019, ishte 76,037 lekë.

Nëse do ta krahasojme me të njejtin tremujor të vitit 2022, paga mesatare bruto për një specialist në fushën e Informacionit dhe Komunikacionit është 101,564 lekë. Në një periudhë tre-vjecare, shohim një rritje me 25,527 lekë të pagës mesatare bruto për profesionistët sa më sipër. Duket se prej tremujorit të dytë të vitit 2021, pagat e sektorit “Informacion dhe telekomunikacion” kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin pararendës, rritja e pagës bruto për këtë grup-aktivitetesh fiksohet në rreth 10 mijë lekë, një shifër e konsiderueshme duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për vetëm tre muaj. Kjo rritje është padiskutim më e larta mes të gjitha grup-aktiviteteve të tjera.

Sipas nomenklaturës së aktiviteteve ekonomike (INSTAT) në grupin e “Teknologjisë dhe informacionit” përfshihen: Aktivitete të konsulencës dhe programimit, aktivitete të lidhura me informatikën, transmetimit në radio dhe televizion, telekomunikacioni satelitor, aktivitete të publikimit të librave, revistave, gazetave, regjistrimit te videove, fotografive. Sipas shifrave më të fundit të Institutit të Statistikave, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, në sektorin “Informacioni dhe Komunikacioni” është 71% më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar dhe me këtë ritëm duket se shumë shpejt do të rrëzojë nga “podiumi” grup-profesionin më të paguar në vend.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Aftësia digjitale, Shqipëria në fund të Europës/ EUROSTAT: Vetëm 1 në 4 shqiptarë kanë aftësi bazë të teknologjisë

Postimi mëparshëm

Shqipëria bëhet më paqësore/ Indeksi: Renditemi në vend të 41 në botë dhe të dytët në rajon, fitojmë tre pozicione nga edicioni i kaluar

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.