Ekonomi

Inflacioni në 6.1% sipas Eurostat/ Çmimet rriten më pak se në Europë, renditemi të shtatët nga fundi

0

Inflacioni sipas metodologjise së Eurostat regjsitrohet në 6.1% për muajin prill tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Rikujtojmë se inflacioni në vendin tonë për të njejtin muaj, sipas metodologjisë së INSTAT, regjistrohej në 6.2%. Megjithëse flasim çdo ditë për rritje të çmimeve, të dhënat tregojnë se këto të fundit janë rritur më pak se në Europë. Shifrat sinjalizojnë se mesatarja e Bashkimit Europian për muajin prill është 8.1% dhe Shqipëria gjendet e renditur në vend të shtatë nga fundi krahasuar me vendet e Europës. Vendet Baltike, Estonia dhe Lituania, vazhdojnë të kryesojnë në listën e shteteve me rritjen më të lartë të çmimeve edhe për këtë muaj. Nga ana tjetër në fund renditen vende si Zvicra dhe Malta.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 13,8% vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 10,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,9%, “Argëtim dhe kulturë” me 3,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,4%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,6%, dhe “Veshje dhe këpucë” me 2,0%. Po ashtu rritje kanë pësuar “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Shërbimi arsimor” me 1,0% secili, “Komunikimi” me 0,8% dhe “Shëndeti” me 0,1%.

Në muajin Prill 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,6%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 2,1%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Transporti” me 0,9% secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4%, “Komunikimi” me 0,3%, “Hotele kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili. Ndërsa, “Pije alkoolike dhe duhan” u ulën me 0,3%.

Ndryshimi vjetor i IHÇK sipas Shteteve, Prill 2022

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Si ka ndryshuar harta e importeve? Kosova, Izraeli, Polonia i zenë vendin Holandës, Francës, Maqedonisë së Veriut

Postimi mëparshëm

Gratë punojnë tokën, burrat bëjnë llogaritë/ Bujqësia, gjinia femërore dominon si forcë punëtore, por pronarë janë meshkujt

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.