Ekonomi

Inflacioni në 3.8% sipas Eurostat/ Çmimet rriten më pak se në Europë, rritja mesatare vjetore për vitin 2021 në 2.3%

0

Metodologjia e Agjencisë Europiane të Statistikave për matjen e ndryshimit të çmimeve të konsumit, tregon se gjatë muajit dhjetor, inflacioni në vendin tonë regjistrohet në 3.8%. Ndërkohë sipas metodologjisë së Instat, kjo normë fiksohej në 3.7%. Shifrat sinjalizojnë se rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për të gjithë vitin 2021 është 2.3%. Kjo normë e matur sipas Eurostat, e vendos Shqipërinë ne vend të shtatë nga fundi, mes 27 vendeve në total. Nga ana tjetër, mesatarja e rritjes së çmimeve në Bashkimin Europian, për muajin dhjetor të vitit 2021, fiksohet në 5.3%. Në vend të parë, me rritjen më të lartë, gjejmë të pozicionuar Estoninë, ndjekur nga Lituania, ndërsa në fund është pozicionuar Zvicra.

Ndryshimi vjetor i IHÇK sipas Shteteve, Dhjetor 2021

Rritja më e madhe e çmimeve, prej 6,8 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,9 %, “Argëtim dhe kulturë” me 3,7 %, “Komunikimi” me 3,1 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 1,0 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,8 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ulën me 0,5 %.

Në muajin Dhjetor 2021, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,8 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %, “Veshje dhe këpucë”, “Transporti”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, “Shëndeti” dhe “Hotele kafene dhe restorante” me 0,1 % secili.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa vlen shkollimi në Shqipëri? Arsimi i mesëm rreth 13 mijë lekë në muaj, i larti rreth 34 mijë, renditja sipas qarqeve

Postimi mëparshëm

Gjirokastër, gati 1 në 2 është pensionist/ Në Vlorë, Korçë, Berat, thuajse 1 në 3 banorë, Tirana, më e reja

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.